Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JUDGES 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Pas vdekjes sė Ehudit, bijtė e Izraelit rifilluan tė bėjnė atė qė ishte e keqe nė sytė e Zotit.

    4:2 Dhe Zoti i dha nė duart e Jabinit, mbretit tė Kanaanit, qė mbretėronte nė Hatsor. Komandanti i ushtrisė sė tij ishte Sisera, qė banonte nė Harosheth tė kombeve.

    4:3 Dhe bijtė e Izraelit i klithėn Zotit, sepse Jabini kishte nėntėqind qerre tė hekurta dhe prej njėzet vjetve shtypte rėndė bijtė e Izraelit.

    4:4 Nė atė kohė gjyqtare e Izraelit ishte njė profete, Debora, gruaja e Lapidothit.

    4:5 Ajo e kishte zakon tė ulej nėn palmėn e Deboras, midis Ramahut dhe Bethelit, nė krahinėn malore tė Efraimit, dhe bijtė e Izraelit vinin tek ajo pėr tė kėrkuar tė drejtėn.

    4:6 Ajo dėrgoi tė thėrrasė Barakun, birin e Abinoamit, nga Kedeshi i Neftalit, dhe i tha: "A nuk tė ka urdhėruar Zoti, Perėndia i Izraelit: "Shko, marsho mbi malin Tabor dhe merr me vete dhjetė mijė burra nga bijtė e Neftalit dhe tė Zabulonit.

    4:7 Unė do tė tėrheq nė drejtimin tėnd, nė pėrruan Kishon, Siseran, komandantin e ushtrisė sė Jabinit, me gjithė qerret dhe trupat e tij tė shumta, dhe do tė ta dorėzoj nė dorėn tėnde"?".

    4:8 Baraku iu pėrgjegj: "Nė rast se vjen me mua, unė do tė shkoj; por nė qoftė se ti nuk vjen me mua, nuk kam pėr tė shkuar".

    4:9 Ajo tha: "Do tė vij me siguri me ty; megjithatė nė rrugėn qė je duke ndėrmarrė nuk ke pėr tė siguruar asnjė lavdi pėr vete, sepse Zoti do ta dorėzojė Siseran nė duart e njė gruaje". Pastaj Debora u ngrit dhe shkoi me Barakun nė Kadesh.

    4:10 Baraku thirri Zabulonin dhe Neftalin nė Kedesh; ai lėvizi nė krye tė dhjetė mijė burrave, dhe Debora shkoi bashkė me tė.

    4:11 Heberi, Keneu, ishte ndarė nga Kenejtė, pasardhės tė Hobabit, vjehrrit tė Moisiut, dhe i kishte ngritur ēadrat e tij nė lisin e Tsaanaimit, qė ndodhet pranė Kedeshit.

    4:12 Siseras i thanė qė Baraku, bir i Abinoamit, ishte ngjitur nė malin Tabor.

    4:13 Kėshtu Sisera rreshtoi tėrė qerret e tij, njėqind qerre tė hekurta, dhe tėrė njerėzit qė ishin me tė, nga Haroshethi i kombeve deri nė pėrruan e Kishonit.

    4:14 Atėherė Debora i tha Barakut: "Ēohu, sepse kjo ėshtė dita qė Zoti e dorėzoi Siseran nė dorėn tėnde. A nuk ka dalė vallė, Zoti para teje?". Kėshtu Baraku zbriti nga mali Tabor, i pasuar nga dhjetė mijė burra.

    4:15 Zoti e mundi Siseran, tė gjitha qerret dhe tėrė ushtrinė e tij, qė u shfaros me shpatė pėrpara Barakut; por Sisera zbriti nga qerrja dhe iku me kėmbė.

    4:16 Por Baraku i ndoqi qerret dhe ushtrinė deri nė Harosheth tė kombeve; dhe tėrė ushtria e Siseras u shkatėrrua nga goditjet me shpatė; nuk shpėtoi as edhe njė njeri.

    4:17 Ndėrkaq Sisera kishte ikur mė kėmbė nė drejtim tė ēadrės sė Jaelės, gruas sė Heberit, Keneut, sepse mbretėronte paqja midis Jabinit, mbretit tė Hatsorit, dhe shtėpisė sė Heberit, Keneut.

    4:18 Atėherė Jaela doli pėr tė pritur Siseran dhe i tha: "Hyrė, zotėria ime, hyrė tek unė; mos ki frikė". Kėshtu ai hyri tek ajo nė ēadėr, dhe ajo e mbuloi me njė mbulesė.

    4:19 Pastaj ai i tha: "Mė jep pak ujė pėr tė pirė se kam etje". Kėshtu ajo hapi calikun e qumėshtit dhe i dha pėr tė pirė; pastaj e mbuloi.

    4:20 Ai i tha: "Qėndro nė hyrje tė ēadrės; dhe nė rast se vjen dikush dhe tė pyet: "A ka njeri kėtu?", ti do tė thuash: "Nuk ka njeri"".

    4:21 Atėherė Jaela, gruaja e Heberit, mori njė kunj tė ēadrės dhe njė ēekiē, iu afrua ngadalė atij dhe i nguli nė tėmth kunjin, qė u fut nė tokė. Atė e kishte zėnė njė gjumė i thellė; ishte i sfilitur; dhe kėshtu vdiq.

    4:22 Por ja, ndėrsa Baraku ndiqte Siseran, Jaela doli pėr ta takuar dhe i tha: "Eja me mua dhe do tė tė tregojė njeriun qė kėrkon". Ai hyri nė ēadrėn e saj dhe ja, Sisera dergjej i vdekur me kunjin nė tėmthat.

    4:23 Kshtu atė ditė Perėndia e poshtėroi Jabin, mbretin e Kanaanit, pėrpara bijve tė Izraelit.

    4:24 Dora e bijve tė Izraelit u bė gjithnjė mė e rėndė mbi Jabin, mbretin e Kanaanit, deri sa arritėn ta shkatėrronin plotėsisht Jabin, mbretin e Kanaanit.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine