13:1 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thėnė:
13:2 "Kur njė njeri ka mbi lėkurėn e trupit tė tij njė ėnjtje apo njė kore ose njė njollė tė shndritshme, dhe bėhet mbi lėkurėn e trupit tė tij njė shenjė e plagės sė lebrės, ai do t`i ēohet priftit Aaron apo njėrit prej bijve tė tij priftėrinj.
13:3 Prifti do tė shqyrtojė plagėn mbi lėkurėn e trupit; nė qoftė se qimja e plagės ėshtė bėrė e bardhė dhe plaga duket mė e thellė se lėkura e trupit, kemi tė bėjmė me plagė tė lebrės; prifti, pasi ta shqyrtojė, do ta shpallė tė papastėr atė njeri.
13:4 Por nė qoftė se njolla e shndritshme mbi lėkurėn e trupit ėshtė e bardhė dhe nuk duket se ėshtė mė e thellė se lėkura, dhe qimja e saj nuk ėshtė bėrė e bardhė, prifti do ta izolojė pėr shtatė ditė atė qė ka plagėn.
13:5 Ditėn e shtatė, prifti do ta ekzaminojė pėrsėri; dhe nė qoftė se plaga duket se ėshtė ndalur dhe nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, prifti do ta izolojė edhe shtatė ditė tė tjera.
13:6 Prifti do ta shqyrtojė pėrsėri ditėn e shtatė; dhe, po tė shikojė qė plaga ėshtė zvogėluar dhe nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, prifti do ta shpallė tė pastėr: ishte vetėm njė puēėrr me qelb. Ai do tė lajė rrobat e tij dhe do tė jetė i pastėr.
13:7 Por nė rast se puērra ėshtė zgjeruar mbi lėkurėn pasi ai iu paraqit priftit pėr t`u shpallur i pastėr, ai do tė kontrollohet pėrsėri nga prifti;
13:8 prifti do ta kontrollojė; dhe nė rast se shikon qė puērra ėshtė zgjeruar mbi lėkurė, prifti do ta shpallė atė tė papastėr; ėshtė lebėr.
13:9 Kur te njė njeri shfaqet njė plagė e lebrės, ai do t`i ēohet priftit.
13:10 Prifti do ta ekzaminojė; dhe nė qoftė se ėnjtja mbi lėkurė ėshtė e bardhė dhe e ka zbardhur qimen, dhe nė ėnjtje ka pak mish tė gjallė,
13:11 kemi njė lebėr kronike mbi lėkurėn e trupit tė tij dhe prifti do ta shpallė atė tė papastėr; nuk do ta izolojė, sepse ėshtė i papastėr.
13:12 Por nė qoftė se lebra pėrhapet edhe mė mbi lėkurė nė mėnyrė qė tė mbulojė tėrė lėkurėn e atij qė ka plagėn, nga koka deri te kėmbėt, kudo qė shikon prifti,
13:13 prifti do ta kontrollojė; dhe nė qoftė se lebra ka mbuluar tėrė trupin e tij, do ta shpallė tė pastėr atė qė ka plagėn; ėshtė bėrė i tėri i bardhė, pra, ėshtė i pastėr.
13:14 Por ditėn qė do tė dalė mbi tė mish i gjallė, ai do tė shpallet i papastėr.
13:15 Kur prifti ka pėr tė parė mishin e gjallė, do ta shpallė atė tė papastėr; mishi i gjallė ėshtė i papastėr; ėshtė lebėr.
13:16 Por nė rast se mishi i gjallė ndryshon pėrsėri dhe bėhet i bardhė, ai duhet tė shkojė te prifti;
13:17 dhe prifti do ta kontrollojė; dhe nė qoftė se plaga ėshtė bėrė e bardhė, prifti do tė shpallė tė pastėr atė qė ka plagėn; ai ėshtė i pastėr.
13:18 Kur mbi lėkurėn e trupit zhvillohet njė ulcerė, dhe ajo ėshtė shėruar,
13:19 dhe nė vendin e ulcerės formohet njė ėnjtje e bardhė ose njė njollė e shndritshme e bardhė-kuqalashe, kjo duhet t`i tregohet priftit.
13:20 Prifti do ta ekzaminojė; nė qoftė se njolla duket mė e thellė se lėkura dhe qimja e saj ėshtė bėrė e bardhė, prifti do ta shpallė atė tė papastėr; ėshtė plagė lebre qė ka shpėrthyer nė ulcerė.
13:21 Por nė rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh qė nė njollė nuk ka qime tė bardha dhe qė ajo nuk ėshtė mė e thellė se lėkura dhe ėshtė pakėsuar, ai do ta izolojė shtatė ditė.
13:22 Nė rast se njolla zgjerohet mbi lėkurė, prifti do ta shpallė tė papastėr; ėshtė njė plagė lebre.
13:23 Por nė rast se njolla ka mbetur nė vend dhe nuk ėshtė zgjeruar, ajo ėshtė mbresė e ulcerės dhe prifti do ta shpallė tė pastėr.
13:24 Nė rast se dikush pėson mbi lėkurėn e tij njė djegie tė shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjallė i djegies bėhet njė njollė e shndritshme, e bardhė-kuqalashe, ose e bardhė,
13:25 prifti do ta shqyrtojė; dhe nė qoftė se qimja e njollės ėshtė bėrė e bardhė dhe njolla duket mė e thellė se lėkura, ėshtė lebėr qė ka shpėrthyer nė djegien. Prifti do ta shpallė tė papastėr; ėshtė plagė lebre.
13:26 Por nė rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh qė nuk ka qime tė bardhė nė njollė dhe qė kjo nuk ėshtė mė e thellė se lėkura, por ėshtė pakėsuar, prifti do ta izolojė shtatė ditė atė njeri.
13:27 Ditėn e shtatė, prifti do ta kontrollojė; dhe nė qoftė se njolla ėshtė pėrhapur edhe mė mbi lėkurė, prifti do ta shpallė tė papastėr; ėshtė plagė lebre.
13:28 Nė qoftė se njolla e shndritshme ka mbetur pėrkundrazi nė tė njėjtin vend dhe nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, por ėshtė pakėsuar, ėshtė njė ėnjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpallė tė pastėr, sepse ėshtė mbresa e djegies.
13:29 Kur njė burrė apo njė grua ka njė plagė nė kokė apo nė mjekėr,
13:30 prifti do tė ekzaminojė plagėn; nė rast se duket mė e thellė se lėkura dhe nė tė ka qime tė verdha dhe tė holla, prifti do ta shpallė atė tė papastėr; ėshtė qere, domethėnė lebėr e kokės apo e mjekrės.
13:31 Nė qoftė se pėrkundrazi prifti shqyrton plagėn e qeres, dhe kjo nuk duket mė e thellė se lėkura dhe nė tė nuk ka qime tė zeza, prifti do ta izolojė shtatė ditė atė qė ka plagėn e qeres.
13:32 Ditėn e shtatė prifti do tė kontrollojė plagėn dhe, po tė jetė se qerja nuk ėshtė pėrhapur dhe nuk ka nė tė qime tė verdha, dhe qerja nuk duket mė e thellė se lėkura,
13:33 ai person do tė rruhet, por nuk do tė rruajė pjesėn e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izolojė shtatė ditė tė tjera atė qė ka qeren.
13:34 Ditėn e shtatė prifti do tė kontrollojė qeren; dhe nė qoftė se qerja nuk ėshtė pėrhapur mbi lėkurė dhe nuk duket mė e thellė se lėkura, prifti do ta shpallė tė pastėr; ai do tė lajė rrobat e tij dhe do tė jetė i pastėr.
13:35 Por nė qoftė se, pasi ėshtė shpallur i pastėr, qerja ėshtė pėrhapur mbi lėkurė,
13:36 prifti do ta kontrollojė atė; nė qoftė se qerja ėshtė pėrhapur mbi lėkurė, prifti nuk duhet tė kėrkojė qimen e verdhė; ai ėshtė i papastėr.
13:37 Por nė qoftė se qerja duket se ėshtė ndaluar dhe nė tė janė rritur qime tė zeza, qerja ėshtė shėruar; ai ėshtė i pastėr dhe prifti do ta shpallė tė pastėr.
13:38 Nė rast se njė burrė apo njė grua ka mbi lėkurėn e trupit tė tij njolla tė shndritshme, veēanėrisht njolla tė shndritshme bardhoshe,
13:39 prifti do t`i shqyrtojė; dhe nė qoftė se njollat e shndritshme mbi lėkurėn e trupit tė tyre kanė njė ngjyrė tė bardhė tė zbehtė, ėshtė njė erupsion tė lėkurės; ai ėshtė i pastėr.
13:40 Nė rast se njė njeriu i bien flokėt e kokės, ėshtė tullac, por ėshtė i pastėr.
13:41 Nė rast se i bien flokėt mbi ballė, ėshtė tullac mbi ballė, por i pastėr.
13:42 Por nė rast se nė pjesėn tullace tė kokės ose tė ballit shfaqet njė plagė e bardhė-kuqalashe, ėshtė lebėr, qė ka shpėrthyer mbi kokė apo mbi ballė.
13:43 Prifti do ta shqyrtojė; dhe nė qoftė se ėnjtja e plagės mbi pjesėn tullace tė kokės apo tė ballit ėshtė e bardhė-kuqalashe, njėlloj si lebra mbi lėkurėn e trupit,
13:44 ėshtė lebroz; ėshtė i papastėr, dhe prifti do ta shpallė atė tė papastėr, pėr shkak tė plagės mbi kokėn e tij.
13:45 Lebrozi, i prekur nga kjo plagė, do tė veshė rroba tė grisura dhe do ta mbajė kokėn tė zbuluar; do tė mbulojė mjekrėn e tij dhe do tė bėrtasė: "papastėr, papastėr".
13:46 Do tė jetė i papastėr tėrė kohėn qė do tė ketė plagėn; ėshtė i papastėr; do tė jetojė vetėm; do tė banojė jashtė kampit.
13:47 Nė qoftė se ka njė plagė lebre mbi njė palė rroba, qoftė rrobė leshi apo njė rrobė liri,
13:48 njė stofė o njė punė me shtiza, prej liri ose leshi, nė lėkurė apo nė ēfarėdo sendi prej lėkure,
13:49 nė se plaga ėshtė e gjelbėruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lėkurėn, mbi stofin ose mbi punėn e bėrė me shtiza, ose mbi ēfarėdo tjetėr sendi tė punuar me lėkurė, ėshtė plagė lebre, dhe do t`i tregohet priftit.
13:50 Prifti do tė shqyrtojė plagėn dhe do tė izolojė shtatė ditė atė qė ka plagėn.
13:51 Ditėn e shtatė do tė ekzaminojė plagėn; dhe nė qoftė se plaga ėshtė pėrhapur mbi rrobat, o mbi stofėn, o mbi trikotazhin, o mbi lėkurėn apo mbi ēfarėdo sendi tė punuar me lėkurė, ėshtė njė plagė lebre tė keqe; ėshtė njė gjė e papastėr.
13:52 Ai do t`i djegė kėto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose ēfarėdo sendi tė bėrė me lėkurė, mbi tė cilin ndodhet plaga, sepse ėshtė njė lebėr e keqe; do tė digjen nė zjarr.
13:53 Por nė rast se prifti ekzaminon plagėn, dhe kjo nuk ėshtė pėrhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi ēdo send prej lėkure,
13:54 prifti do tė urdhėrojė qė tė lahet sendi mbi tė cilin ėshtė kjo plagė, dhe do ta izolojė personin pėr shtatė ditė tė tjera.
13:55 Prifti do tė ekzaminojė plagėn, mbasi tė jetė larė; nė qoftė se plaga nuk ka ndryshuar ngjyrė, edhe sikur tė mos jetė pėrhapur, ėshtė gjė e papastėr; do ta djegėsh nė zjarr; ajo vazhdon tė hajė nga brenda apo nga jashtė.
13:56 Nė qoftė se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi ėshtė larė, ėshtė pėrmirėsuar, do ta shkulė nga rrobat, a nga lėkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.
13:57 Por nė rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi ēdo send tjetėr prej lėkure, ėshtė njė e keqe qė po pėrhapet; do tė djegėsh me zjarr sendin mbi tė cilin ndodhet plaga.
13:58 Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose ēdo send tjetėr i bėrė me lėkurė qė ke larė dhe nga i cili ėshtė zhdukur plaga, do tė lahet njė herė tė dytė dhe do tė jetė i pastėr.