Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LEVITICUS 6

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    6:1 Zoti i foli Moisiut, duke thėnė:

    6:2 "Nė qoftė se dikush mėkaton dhe bėn njė shkelje kundėr Zotit, duke u sjellė nė mėnyrė tė gėnjeshtėrt me fqinjin e tij lidhur me njė depozitė, ose me njė peng apo pėr njė vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,

    6:3 o sepse ka gjetur njė gjė tė humbur dhe ka gėnjyer lidhur me tė dhe ėshtė betuar nė mėnyrė tė rreme, pėr ēfarėdo gjė njeriu mund tė mėkatojė nė veprimet e tij,

    6:4 atėherė, nė qoftė se ka mėkatuar dhe ėshtė fajtor, ai duhet tė rikthejė atė qė ka vjedhur, apo gjėnė e zhvatur me mashtrim, ose depozitėn qė i ėshtė besuar apo sendin e humbur qė ka gjetur,

    6:5 ose tė gjitha ato pėr tė cilat ėshtė betuar nė mėnyrė tė rreme. Jo vetėm do t`i kthejė plotėsisht, por do t`u shtojė njė tė pestėn dhe do t`ia dorėzojė tė zotit nė po atė ditė tė ofertės sė tij pėr shkeljen.

    6:6 Pastaj do t`i sjellė priftit ofertėn e tij pėr shkeljen pėrpara Zotit: njė dash pa tė meta, tė marrė nga kopeja sipas vlerėsimit tėnd, si ofertė pėr shkeljen.

    6:7 Kėshtu prifti do tė bėjė shlyerjen pėr tė pėrpara Zotit, dhe do t`i falet ēdo faj pėr tė cilin ėshtė bėrė fajtor".

    6:8 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

    6:9 "Jepu kėtė urdhėr Aaronit dhe bijve tė tij, dhe u thuaj atyre: Ky ėshtė ligji i olokaustit. Olokausti do tė mbetet mbi mangallin sipėr altarit tėrė natėn, deri nė mėngjes; dhe zjarri i altarit do tė mbahet i ndezur.

    6:10 Prifti do tė veshė tunikėn e tij prej liri dhe do tė veshė mbi trup pantallonat; dhe do tė mbledhė hirin e olokaustit, qė zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendosė pranė altarit.

    6:11 Pastaj do tė heqė rrobat e tij dhe do tė veshė tė tjera, dhe do ta ēojė hirin jashtė kampit nė njė vend tė pastėr.

    6:12 Zjarri mbi altar do tė mbahet i ndezur dhe nuk do tė lihet tė shuhet; prifti do tė djegė dru mbi tė ēdo mėngjes, do tė vendosė sipėr olokaustin dhe do tė tymosė sipėr dhjamin e flijimeve tė falėnderimit.

    6:13 Zjarri duhet tė digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet tė shuhet.

    6:14 Ky ėshtė ligji i blatimit tė ushqimit. Bijtė e Aaronit do ta paraqesin pėrpara Zotit pėrballė altarit.

    6:15 Njėri prej tyre do tė marrė nga ai njė grusht maje mielli me vajin e tij dhe me gjithė temjanin qė ndodhet mbi blatimin e ushqimit dhe do ta tymosė mbi altar me erė tė kėndshme, si njė kujtim pėr Zotin.

    6:16 Aaroni dhe bijtė e tij do tė hanė atė qė ka pėr tė mbetur; do tė hahet pa maja nė vend tė shenjtė; ata do ta hanė nė oborrin e ēadrės sė mbledhjes.

    6:17 Tė mos piqet me maja; ėshtė pjesa qė u dhashė atyre nga flijimet e mia tė bėra me zjarr. Éshtė gjė shumė e shenjtė, ashtu si flijimi pėr mėkatin dhe si flijimi pėr shkeljen.

    6:18 Ēdo mashkull ndėr bijtė e Aaronit do tė mund tė hajė. Éshtė njė ligj i pėrjetshėm pėr gjithė brezat tuaj, qė lidhet me flijimet e bėra me zjarr pėr Zotin. Kushdo qė prek kėto gjėra duhet tė jetė i shenjtė.

    6:19 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

    6:20 "Kjo ėshtė oferta qė Aaroni dhe bijtė e tij do t`i bėjnė Zotit ditėn nė tė cilėn janė vajuar: njė e dhjeta e efės maje mielli, si blatim i zakonshėm i ushqimit, gjysmėn nė mėngjes dhe gjysmėn nė mbrėmje.

    6:21 Ajo do tė pėrgatitet me vaj mbi njė skarė; do ta ēosh tė pėrzier mirė dhe do tė ofrosh copat e pjekura tė blatimit tė ushqimit, si erė e kėndshme pėr Zotin.

    6:22 Prifti, njėrit prej bijve tė tij qė ėshtė vajuar pėr t`i zėnė vendin, do t`i bėjė kėtė ofertė; sipas ligjit tė pėrjetshėm, do tė tymoset e tėra.

    6:23 Ēdo blatim i ushqimit tė priftit do tė tymoset i tėri; ai nuk do tė hahet".

    6:24 Zoti i foli akoma Moisiut, duke thėnė:

    6:25 "Folu Aaronit dhe bijve tė tij dhe u thuaj atyre: Ky ėshtė ligji i flijimit pėr mėkatin. Nė vendin ku theret olokausti, tė theret flia pėr mėkatin pėrpara Zotit. Éshtė gjė shumė e shenjtė.

    6:26 Prifti qė e ofron pėr mėkatin, do ta hajė; duhet tė hahet nė njė vend tė shenjtė, nė oborrin e ēadrės sė mbledhjes.

    6:27 Kushdo qė prek mishin e saj bėhet i shenjtė; dhe nė qoftė se pak nga gjaku i tij bie mbi njė rrobe, ajo duhet tė lahet nė vend tė shenjtė.

    6:28 Por ena prej balte nė tė cilėn ėshtė pjekur do tė thyhet; dhe nė rast se ėshtė pjekur nė njė enė prej bronzi, kjo do tė fėrkohet mirė dhe do tė shpėlahet me ujė.

    6:29 Ēdo mashkull midis priftėrinjve do tė mund tė hajė prej tij; ėshtė gjė shumė e shenjtė.

    6:30 Por nuk do tė hahet asnjė fli pėr mėkatin, gjaku i sė cilės ėshtė ēuar nė ēadrėn e mbledhjes pėr tė shlyer mėkatin nė shenjtėrore. Ajo do tė digjet me zjarr".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine