3:1 Tani nė vitin e pesėmbėdhjetė tė mbretėrimit tė Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesė, Herodi tetrarku i Galilesė, i vėllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinės sė Trakonitidės dhe Lizania tetrarku i Abilenės,
3:2 nėn kryepriftėrinjtė Ana dhe Kajfa, fjala e Perėndisė iu drejtua Gjonit, birit tė Zakarias, nė shkretėtirė.
3:3 Atėherė ai e pėrshkoi gjithė krahinėn pėrreth Jordanit, duke predikuar njė pagėzim pendimi pėr faljen e mėkateve,
3:4 ashtu siē ėshtė shkruar nė librin e fjalėve tė profetit Isaia, qė thotė: ``Ja zėri i njėrit qė bėrtet nė shkretirė: Pėrgatitni udhėn e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!
3:5 Ēdo luginė tė jetė e mbushur dhe ēdo mal e kodėr tė jetė sheshuar; vendet dredha-dredha tė drejtohen dhe rrugėt e vėshtira tė sheshohen
3:6 dhe ēdo mish do tė shohė shpėtimin e Perėndisė``.
3:7 Ai, pra, u thoshte turmave qė shkonin tė pagėzoheshin prej tij: ``Pjellė nepėrkash, kush ju ka mesuar t`i arratiseni zemėrimit qė po vjen?
3:8 Bėni, pra, fryte tė denja pendimi dhe mos filloni tė thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin pėr Atė", sepse unė po ju them se Perėndia mund t`i nxjerrė fėmijė Abrahamit edhe nga kėta gurė.
3:9 Tashmė sėpata u vu nė rrėnjė tė pemėve; ēdo pemė qė nuk jep fryt tė mirė do tė pritet dhe do tė hidhet nė zjarr``.
3:10 Dhe turmat e pyesnin, duke thėnė: ``Dhe ne, pra, ē`tė bėjmė?``.
3:11 Atėherė ai, duke pėrgjigjur, u tha atyre: ``Ai qė ka dy tunika le t`i ndajė me atė qė s`ka, dhe ai qė ka tė hajė le tė veprojė po kėshtu``.
3:12 Tani erdhėn edhe disa tagrambledhės qė tė pagėzohen dhe e pyetėn: ``Mėsues, ē`duhet tė bėjmė?``.
3:13 Dhe ai u tha atyre: ``Mos vilni asgjė mė tepėr nga sa ju ėshtė urdhėruar``.
3:14 Edhe ushtarėt e pyetėn duke thėnė: ``Dhe ne, ē`duhet tė bėjmė?``. Dhe ai u tha atyre: ``Mos i bėni shantazh asnjeriu, mos i bėni akuza tė rreme kurrkujt dhe jini tė kėnaqur me pagėn tuaj!``.
3:15 Dhe populli ishte nė pritje dhe tė gjithė pyesnin nė zemrat e veta nėse Gjoni ishte Krishti vetė.
3:16 Gjoni u pėrgjigj duke u thėnė tė gjithėve: ``Unė ju pagėzoj me ujė; por vjen ai qė ėshtė mė i fortė nga unė, tė cilit unė nuk jam i denjė as t`ia zgjidh lidhėset e sandaleve; ai do t`ju pagėzojė me Frymėn e Shenjtė dhe me zjarr.
3:17 Ai mban nė dorė lopatėn e vet, pėr ta pastruar krejt lėmin e vet dhe pėr tė mbledhur grurin nė hambarin e tij, por bykun do ta djegė me zjarr qė nuk shuhet``.
3:18 Kėshtu ai e ungjillizonte popullin duke e kėshilluar me shumė mėnyra tė tjera.
3:19 Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij pėr shkak tė Herodiadės, gruas sė vėllait tė tij Filipit, dhe pėr tė gjitha mbrapshtitė qė ai kishte kryer,
3:20 U shtoi tė gjitha tė tjerave edhe kėtė, domethėnė e futi Gjonin nė burg.
3:21 Tani, si u pagėzua gjithė populli, edhe Jezusi u pagėzua; dhe ndėrsa po lutej, qielli u hap
3:22 dhe Fryma e Shenjtė zbriti mbi tė, nė trajtėn trupore si tė pėllumbit, dhe nga qielli erdhi njė zė, qė thoshte: ``Ti je Biri im i dashur, nė ty unė jam kėnaqur!``.
3:23 Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetė vjeē; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;
3:24 bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;
3:25 bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;
3:26 bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judės;
3:27 bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;
3:28 bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;
3:29 bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;
3:30 bir i Simeonit, bir i Judės, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;
3:31 bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;
3:32 bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;
3:33 bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judės;
3:34 bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;
3:35 bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selės;
3:36 bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;
3:37 bir i Mathusalės, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;
3:38 bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perėndisė.