Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 3

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    3:1 Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,

    3:2 dhe thoshte: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``

    3:3 Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ``Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

    3:4 Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.

    3:5 Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,

    3:6 dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.

    3:7 Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t`u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ``Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?

    3:8 Jepni pra fryte të denja të pendesës!

    3:9 Dhe mos t`ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.

    3:10 Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.

    3:11 Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.

    3:12 Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm``.

    3:13 Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t`u pagëzuar prej tij.

    3:14 Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ``Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?``.

    3:15 Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ``Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi``. Atëherë ai e lejoi.

    3:16 Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;

    3:17 dhe ja një zë nga qielli që tha: ``Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine