Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NUMBERS 18

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    18:1 Pastaj Zoti i tha Aaronit: "Ti, bijtė e tu, dhe shtėpia e atit tėnd bashkė me ty, do tė mbani barrėn e paudhėsive tė kryera kundėr shenjtėrores, dhe ti e bijtė e tu do tė mbani barrėn e paudhėsive tė kryera gjatė ushtrimit tė priftėrisė suaj.

    18:2 Do tė afrosh gjithashtu vėllezėrit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tėnd, me qėllim qė tė bashkohen me ty dhe tė tė shėrbejnė, kur ti dhe bijtė e tu do tė jeni para ēadrės sė dėshmisė.

    18:3 Ata do tė tė shėrbejnė ty dhe do tė kryejnė tėrė detyrat e ēadrės; por nuk do t`u afrohen orendive tė shenjtėrores dhe altarit, pėrndryshe do tė vdisni sė bashku, ti dhe ata.

    18:4 Ata do tė bashkohen me ty dhe do tė kryejnė tė gjitha detyrat e ēadrės sė mbledhjes qė lidhen me punėn nė ēadėr, por asnjė i huaj nuk do t`ju afrohet juve.

    18:5 Ju do tė kryeni, pra, shėrbimin e shenjtėrores dhe tė altarit, qė tė mos ketė mė zemėrim kundėr bijve tė Izraelit.

    18:6 Ja, unė vetė mora vėllezėrit tuaj, Levitėt, nga mesi i bijve tė Izraelit; ata ju janė dhėnė dhuratė nga Zoti pėr tė kryer shėrbimet e ēadrės sė mbledhjes.

    18:7 Por ti dhe bijtė e tu do tė ushtroni priftėrinė tuaj pėr tė gjitha gjėrat qė kanė tė bėjnė me altarin dhe qė ndodhen matanė velit; dhe do tė kryeni shėrbimin tuaj. Unė ju jap priftėrinė tuaj si njė dhuratė pėr shėrbimin, por i huaji qė do tė afrohet do tė vritet".

    18:8 Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thėnė: "Ja, unė tė besoj kujdesin e ofertave tė mia tė larta, tė tė gjitha gjėrave tė shenjtėruara tė bijve tė Izraelit; t`i jap ty dhe bijve tė tu si njė statut tė pėrjetshėm pėr shkak tė vajosjes suaj.

    18:9 Kjo do tė tė takojė nga gjėrat shumė tė shenjta tė pakonsumuara nė zjarr: tė gjitha ofertat e tyre, domethėnė ēdo blatim ushqimor, ēdo flijim pėr mėkatin dhe ēdo flijim pėr shkeljen e bėrė qė do tė mė paraqesin, janė gjėra shumė tė shenjta qė tė pėrkasin ty dhe bijve tė tu.

    18:10 Do t`i hash nė vend shumė tė shenjtė; do t`i hajė ēdo mashkull; do tė jenė pėr ty gjėra tė shenjta.

    18:11 Do tė tė pėrkasin ty edhe kėto: dhuratat qė bijtė e Izraelit do tė paraqesin pėr ngritje dhe tė gjitha ofertat e tyre tė tundura; unė t`i jap ty, bijve tė tu dhe bijave tė tua, si njė statut i pėrjetshėm. Kushdo qė ėshtė i pastėr nė shtėpinė tėnde mund t`i hajė.

    18:12 Pjesa mė e mirė e vajit, e mushtit dhe e grurit, prodhimet e para qė i japin Zotit, unė t`i jap ty.

    18:13 Prodhimet e para tė tė gjitha gjėrave qė prodhon toka dhe qė ata i paraqesin Zotit, do tė jenė tuajat. Kushdo qė ėshtė i pastėr nė shtėpinė tėnde mund t`i hajė.

    18:14 Ēdo gjė e shenjtėruar nė Izrael do tė jetė jotja.

    18:15 Ēdo pjellje e parė e ēdo mishi qė ata do t`i ofrojnė Zotit, qoftė tė njerėzve ashtu dhe tė kafshėve, do tė jetė jotja; por me siguri do tė shpengosh tė parėlindurin e njeriut dhe do tė shpengosh pjelljen e parė tė kafshėve tė papastra.

    18:16 Dhe ata qė duhet tė shpengosh, do t`i shpengosh nė moshėn njė muajsh, simbas vlerėsimit tėnd, pėr pesė sikla argjendi, simbas siklit tė shenjtėrores, qė ėshtė njėzet gere.

    18:17 Por nuk do tė shpengosh pjelljen e parė tė lopės, tė deles dhe tė dhisė; janė gjėra tė shenjta; do tė spėrkatėsh gjakun e tyre mbi altarin dhe do tė tymosėsh dhjamin e tyre si flijim i bėrė me zjarr, me erė tė kėndshme pėr Zotin.

    18:18 Mishi i tyre do tė jetė yti; do tė jetė yti si gjoksi i ofertės sė tundur ashtu dhe kofsha e djathtė.

    18:19 Unė tė jap ty, bijve dhe bijave tė tua bashkė me ty, si statut tė pėrjetshėm, tė gjitha ofertat e larta tė gjėrave tė shenjta qė bijtė e Izraelit i paraqesin Zotit. Éshtė njė besėlidhje e kripės dhe e pėrjetshme pėrpara Zotit, pėr ty dhe pėr pasardhėsit e tu".

    18:20 Zoti i tha akoma Aaronit: "Ti nuk do tė kesh asnjė trashėgimi nė vendin e tyre dhe nuk do tė kesh pjesė nė mes tyre; unė jam pjesa jote dhe trashėgimia jote nė mes tė bijve tė Izraelit.

    18:21 Ja, bijve tė Levit unė u lė si trashėgim tė gjitha tė dhjetat nė Izrael nė kėmbim tė shėrbimit qė kryejnė, shėrbimin e ēadrės sė mbledhjes.

    18:22 Dhe bijtė e Izraelit nuk do t`i afrohen mė ēadrės sė mbledhjes, pėrndryshe do tė ngarkoheshin me njė mėkat dhe do tė vdisnin.

    18:23 Shėrbimin nė ēadrėn e mbledhjes do ta bėjnė vetėm Levitėt; dhe kėta do tė mbajnė barrėn e paudhėsive tė tyre; do tė jetė njė statut i pėrjetshėm pėr gjithė brezat tuaj; dhe nuk do tė kenė asnjė trashėgimi midis bijve tė Izraelit;

    18:24 sepse unė u jap si trashėgimi Levitėve tė dhjetat qė bijtė e Izraelit do t`i paraqesin Zotit si njė ofertė tė lartė; prandaj u thashė atyre: "Nuk do tė kenė asnjė trashėgimi midis bijve tė Izraelit"".

    18:25 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

    18:26 "Folu Levitėve dhe u thuaj atyre: Kur do tė merrni nga bijtė e Izraelit tė dhjetat qė unė ju jap nga ana e tyre si trashėgiminė tuaj, do t`i bėni njė ofertė tė lartė Zotit, njė tė dhjetėn e sė dhjetės;

    18:27 dhe oferta juaj e lartė do t`ju llogaritet si gruri qė vjen nga lėmi dhe si bollėku i mushtit tė butit.

    18:28 Kėshtu edhe ju do t`i bėni njė ofertė tė lartė Zotit nga tė gjitha tė dhjetat qė do tė merrni nga bijtė e Izraelit, dhe nga ato do tė jepni ofertėn e lartė tė Zotit priftit Aaron.

    18:29 Nga tė gjitha gjėrat qė ju kanė dhuruar, do t`i ofroni ofertėn e lartė Zotit, nga pjesa mė e mirė, pjesėn e shenjtėruar.

    18:30 Prandaj do t`u thuash atyre: "Kur tė keni ofruar mė tė mirėn, ajo qė mbetet do t`u llogaritet Levitėve si prodhim i lėmit dhe si prodhim i mushtit tė butit.

    18:31 Mund ta hani nė ēfarėdo vend, ju dhe familja juaj, sepse ėshtė shpėrblimi juaj pėr shėrbimin tuaj nė ēadrėn e mbledhjes.

    18:32 Kėshtu nuk do tė jeni fajtorė tė asnjė mėkati, sepse keni ofruar gjėrat mė tė mira; por nuk do tė pėrdhosni gjėrat e shenjta tė bijve tė Izraelit, pėrndryshe do tė vdisni"".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine