12:1 Kush e do korrigjimin do diturinė, por ai qė e urren kritikėn ėshtė budalla.
12:2 Njeriu i mirė gėzon pėrkrahjen e Zotit, por ky do tė dėnojė njeriun qė sajon plane tė kėqija.
12:3 Njeriu nuk bėhet i qėndrueshėm me pabesinė, por rrėnja e tė drejtėve nuk do tė lėvizet kurrė.
12:4 Gruaja e virtytshme ėshtė kurora e burrit tė saj, por ajo qė e turpėron ėshtė si njė krimb nė kockat e tij.
12:5 Mendimet e tė drejtėve janė drejtėsia, por synimet e tė pabesėve janė mashtrimi.
12:6 Fjalėt e tė pabesėve rrinė nė pritė pėr tė derdhur gjak, por goja e njerėzve tė drejtė do t`i ēlirojė.
12:7 Tė pabesėt janė pėrmbysur dhe nuk janė mė, por shtėpia e tė drejtėve do tė mbetet mė kėmbė.
12:8 Njė njeri lėvdohet pėr gjykimin e tij, por ai qė ka njė zemėr tė ēoroditur do tė pėrēmohet.
12:9 Éshtė mė mirė tė tė ēmojnė pak dhe tė kesh njė shėrbėtor, se sa tė tė nderojnė dhe tė mos kesh bukė.
12:10 I drejti kujdeset pėr jetėn e bagėtisė sė tij, por tė pėrbrendshmet e tė pabesėve janė mizore.
12:11 Kush punon tokėn e tij do tė ngopet me bukė, por ai qė shkon pas kotėsive ėshtė pa mend.
12:12 I pabesi dėshiron gjahun e njerėzve tė kėqij, por rrėnja e tė drejtėve sjell fryt.
12:13 Njeriu i keq kapet nė kurthin e mėkatit tė buzėve tė tij, por i drejti do t`i shpėtojė fatkeqėsisė.
12:14 Njeriu do tė ngopet me tė mira pėr frytin e gojės sė tij, dhe secili do tė marrė shpėrblimin simbas veprės sė duarve tė tij.
12:15 Rruga e budallait ėshtė e drejtė para syve tė tij, por ai qė dėgjon kėshillat ėshtė i urtė.
12:16 Budallai e tregon menjėherė pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.
12:17 Ai qė thotė tė vėrtetėn shpall atė qė ėshtė e drejtė, por dėshmitari i rremė thotė mashtrime.
12:18 Kush flet pa mend ėshtė si ai qė shpon me shpatė, por gjuha e tė urtėve sjell shėrim.
12:19 Buza qė thotė tė vėrtetėn, do tė bėhet e qėndrueshme pėrjetė, por gjuha qė gėnjen zgjat vetėm njė ēast.
12:20 Mashtrimi ėshtė nė zemrėn e atyre qė kurdisin tė keqen, por pėr ata qė kėshillojnė paqen ka gėzim.
12:21 Asnjė e keqe nuk do t`i ndodhė tė drejtit, por tė pabesėt do tė kenė plot telashe.
12:22 Buzėt gėnjeshtare janė tė neveritshme pėr Zotin, por ata qė veprojnė me ēiltėrsi i pėlqejnė atij.
12:23 Njeriu i matur e fsheh diturinė e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallėkun e tyre.
12:24 Dora e njeriut tė kujdeshėm do tė sundojė, por dora e pėrtacėve do t`i nėnshtrohet punės sė detyrueshme.
12:25 Shqetėsimi nė zemrėn e njeriut e rrėzon atė, por njė fjalė e mirė e gėzon atė.
12:26 I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e tė pabesėve i bėn qė tė humbasin.
12:27 Pėrtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi pėr njeriun ėshtė njė pasuri e ēmueshme.