Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PROVERBS 29

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    29:1 Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

    29:2 Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

    29:3 Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

    29:4 Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

    29:5 Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

    29:6 Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

    29:7 I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

    29:8 Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

    29:9 Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

    29:10 Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

    29:11 Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

    29:12 Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

    29:13 I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

    29:14 Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

    29:15 Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

    29:16 Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

    29:17 Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t`i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.

    29:18 Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

    29:19 Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

    29:20 A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

    29:21 Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

    29:22 Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

    29:23 Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

    29:24 Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

    29:25 Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

    29:26 Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

    29:27 Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine