5:1 Biri im, ki kujdes pėr diturinė time, vėri veshin arsyetimit tim,
5:2 me qėllim qė ti tė ruash gjykimin dhe buzėt e tua tė fiksojnė diturinė.
5:3 Sepse buzėt e gruas qė shkel kurorėn nxjerrin mjaltė dhe goja e saj ėshtė mė e butė se vaji;
5:4 por nė fund ajo ėshtė e hidhur si pelini, e mprehtė si njė shpatė me dy presa.
5:5 Kėmbėt e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj ēojnė drejtpėrdrejt nė Sheol.
5:6 Ajo nuk ecėn nė shtegun e jetės, por ti nuk i jep rėndėsi kėsaj gjėje; rrugėt e saj janė tė gabuara, por ti nuk e kupton.
5:7 Prandaj tani, bij tė mi, mė dėgjoni dhe mos u largoni nga fjalėt e gojės sime.
5:8 Mbaje larg prej saj rrugėn tėnde dhe mos iu afro portės sė shtėpisė sė saj,
5:9 pėr tė mos ua dhėnė tė tjerėve fuqinė tėnde dhe vitet e tua dikujt qė nuk ka mėshirė.
5:10 Me qėllim qė tė huajt tė mos ngopen me pasurinė tėnde, dhe mundi yt tė mos shkojė nė shtėpinė e njė tė huaji,
5:11 dhe tė mos rėnkosh kur do tė tė vijė fundi, kur mishi dhe trupi yt do tė jenė tė konsumuar,
5:12 dhe tė thuash: "Vallė si urreva mėsimin, dhe si e ka pėrēmuar qortimin zemra ime?
5:13 Nuk dėgjova zėrin e atyre qė mė mėsonin dhe nuk ua vura veshin atyre qė mė udhėzonin.
5:14 U ndodha pothuajse nė njė tė keqe tė plotė nė mes tė turmės dhe tė kuvendit".
5:15 Pi ujin e sternės sate dhe ujin e rrjedhshėm tė pusit tėnd.
5:16 A duhet burimet e tua tė derdhen jashtė, si rrėke uji nėpėr rrugė?
5:17 Qofshin vetėm pėr ty dhe jo pėr tė huajtė bashkė me ty.
5:18 Qoftė i bekuar burimi yt dhe gėzohu me nusen e rinisė sate.
5:19 Drenushė e dashur dhe gazelė hirplotė, sisėt e saj le tė tė kėnaqin kurdoherė, dhe qofsh vazhdimisht i dhėnė pas dashurisė qė ke pėr tė.
5:20 Pse vallė, biri im, tė biesh nė dashuri me njė grua qė ka shkelur kurorėn dhe tė rrokėsh gjirin e njė tė huaje?
5:21 Sepse rrugėt e njeriut janė gjithnjė pėrpara syve tė Zotit, dhe ai vėzhgon tė gjitha shtigjet e tij.
5:22 I pabesi zihet nga vetė paudhėsitė e tij dhe mbahet nga litarėt e mėkatit tė tij.