9:1 Dituria ka ndėrtuar shtėpinė e saj, ka gdhendur shtatė shtyllat e saj.
9:2 Ka vrarė kafshėt e saj, ka pėrzier verėn e saj dhe shtruar tryezėn e saj.
9:3 Ka dėrguar jashtė shėrbėtoret e saj; nga vendet mė tė larta tė qytetit ajo thėrret:
9:4 "Ai qė ėshtė budalla tė vijė kėtu!". Atij qė i mungon gjykimi i thotė:
9:5 "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verėn qė kam pėrzier.
9:6 Lėreni budallallėkun dhe do tė jetoni, ecni nė rrugėn e arsyes".
9:7 Ai qė korrigjon tallėsin tėrheq mbi vete tė shara, dhe ai qė qorton tė pabesin merr tė shara.
9:8 Mos qorto tallėsin sepse ai do tė tė urrejė; qorto tė urtin dhe ai do tė tė dojė.
9:9 Mėsoje tė urtin dhe ai do tė bėhet edhe mė i urtė. Mėsoje tė drejtin dhe ai do tė rritė diturinė e tij.
9:10 Frika e Zotit ėshtė parimi i diturisė, dhe njohja e tė Shenjtit ėshtė zgjuarsia.
9:11 Sepse nėpėrmjet meje do tė shumohen ditėt e tua dhe do tė tė shtohen vite jete.
9:12 Nė rast se je i urtė, je i urtė pėr veten tėnde; nė rast se je tallės, pasojat do t`i kesh vetėm ti.
9:13 Gruaja budallaqe ėshtė zhurmėmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjė.
9:14 Rri ulur te porta e shtėpisė sė saj, mbi njė fron nė vendet e larta tė qytetit,
9:15 pėr tė ftuar ata qė kalojnė nėpėr rrugė, qė shkojnė drejt nė rrugėn e tyre:
9:16 "Ai qė ėshtė budalla tė vijė kėtu!". Dhe atij qė i mungon arsyeja i thotė:
9:17 "Ujėrat e vjedhura janė tė ėmbla; buka qė hahet fshehurazi ėshtė e shijshme".