115:1 Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tėnd jepi lavdi, pėr mirėsinė tėnde dhe pėr besnikėrinė tėnde.
115:2 Sepse do tė thonė kombet: "Ku ėshtė tani Perėndia i tyre?".
115:3 Por Perėndia ynė ėshtė nė qiejtė dhe bėn tėrė atė qė i pėlqejnė.
115:4 Idhujt e tyre janė argjend dhe ar, vepėr e duarve tė njeriut.
115:5 kanė gojė por nuk flasin, kanė sy por nuk shohin,
115:6 kanė veshė por nuk dėgjojnė, kanė hundė por nuk nuhasin,
115:7 kanė duar por nuk prekin, kanė kėmbė por nuk ecin; me grykėn e tyre nuk nxjerrin asnjė zė.
115:8 Njėlloj si ata janė ata qė i bėjnė, tėrė ata qė u besojnė atyre.
115:9 O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai ėshtė ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
115:10 O shtėpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai ėshtė ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
115:11 O ju qė keni frikė nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai ėshtė ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.
115:12 Zoti na kujtoi dhe do tė na bekojė; po, ai do tė bekojė shtėpinė e Izraelit dhe do tė bekojė shtėpinė e Aaronit.
115:13 Ai do tė bekojė ata qė kanė frikė nga Zoti, tė vegjėl dhe tė mėdhenj.
115:14 Zoti ju bėftė tė rriteni, ju dhe bijtė tuaj.
115:15 Qofshin tė bekuar nga Zoti, qė ka bėrė qiejtė dhe tokėn.
115:16 Qiejtė janė qiejtė e Zotit, por tokėn ai ua ka dhėnė bijve tė njerėzve.
115:17 Nuk janė tė vdekurit ata qė lėvdojnė tė Zotin, as ata qė zbresin nė vendin e heshtjes.