124:1 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
124:2 "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
124:3 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;
124:4 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
124:5 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
124:6 Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
124:7 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.