29:1 I jepni Zotit, o bij tė tė fuqishmėve, i jepni Zotit lavdi dhe forcė.
29:2 I jepni Zotit lavdinė qė i pėrket emrit tė tij; adhuroni Zotin nė shkėlqimin e shenjtėrisė sė tij.
29:3 Zėri i Zotit ėshtė mbi ujėrat; Perėndia i lavdisė gjėmon; Zoti ėshtė mbi ujėrat e mėdha.
29:4 Zėri i Zotit ėshtė i fuqishėm, zėri i Zotit ėshtė i madhėrishėm.
29:5 Zėri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;
29:6 i bėn tė hidhen si njė viē, Libanin dhe Sirionin, si njė buall i ri.
29:7 Zėri i Zotit ēan flakėt e zjarrit.
29:8 Zėri i Zotit e bėn shkretėtirėn tė dridhet; Zoti bėn qė tė dridhet shkretėtira e Kadeshit.
29:9 Zėri i Zotit bėn qė tė lindin sutat dhe i lė pyjet pa gjethe; dhe nė tempullin e tij ēdo gjė thotė: "Lavdi!".
29:10 Zoti rrinte ulur nė fron pėrmbi pėrmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret nė pėrjetėsi.