47:1 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perėndinė me britma triumfi.
47:2 Sepse Zoti, Shumė i Larti, ėshtė i tmerrshėm, njė mbret i madh mbi gjithė dheun.
47:3 Ai do tė na nėnshtrojė popujt dhe kombet do t`i vėrė nėn kėmbėt tona.
47:4 Ai do tė zgjedhė pėr ne trashėgiminė tonė, lavdinė e Jakobit qė ai e do. (Sela)
47:5 Perėndia ėshtė ngritur nė mes brohoritjesh gėzimi, Zoti me tingujt e borive.
47:6 Kėndojini lavde Perėndisė tonė, kėndojini lavde! Kėndojini lavde mbretit tonė, kėndojini lavde!
47:7 Sepse Perėndia ėshtė mbreti i gjithė dheut, kėndojini lavde me zotėsi.
47:8 Perėndia mbretėron mbi kombet; Perėndia ulet mbi fronin e tij tė shenjtė.