Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 68

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    68:1 Perėndia u ēoftė dhe u shpėrndafshin armiqtė e tij, dhe ata qė e urrejnė ikshin para tij.

    68:2 Ti do t`i shpėrndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kėshtu do tė vdesin tė pabesėt pėrpara Perėndisė.

    68:3 Por tė drejtėt do tė gėzohen, do tė ngazėllohen pėrpara Perėndisė dhe do tė galdojnė me kėngė gėzimi.

    68:4 Kėndojini Perėndisė, kėndojini lavde emrit tė tij; pregatitini rrugėn atij qė kalon me kalė nė shkretėtirė; emri i tij ėshtė Zoti; ngazėlloni para tij.

    68:5 Perėndia nė banesėn e tij tė shenjtė ėshtė babai i jetimėve dhe mbrojtėsi i tė vejave.

    68:6 Perėndia bėn qė i vetmuari tė banojė nė njė familje, ēliron tė burgosurit dhe siguron begatinė; por rebelėt mbeten nė tokė tė djegur.

    68:7 O Perėndi, kur dole pėrpara popullit tėnd, kur marshove nėpėr shkretėtirė. (Sela)

    68:8 toka u drodh; edhe qiejtė lėshuan ujė nė prani tė Perėndisė, vetė Sinai u drodh nė prani tė Perėndisė, Perėndisė tė Izraelit.

    68:9 Ti ke derdhur njė shi tė bollshėm, o Perėndi, dhe i ke dhėnė pėrsėri fuqi trashėgimisė sate.

    68:10 Kopeja jote gjeti njė banesė dhe nė mirėsinė tėnde, o Perėndi, je kujdesur pėr tė varfėrit.

    68:11 Zoti shpalli fjalėn dhe i madh ishte numri i atyre qė e kanė shpallur:

    68:12 "Mbretėrit e ushtrive ikin me ngut, ndėrsa kush ka mbetur nė shtėpi ndan plaēkėn.

    68:13 Edhe nė se keni mbetur pėr tė pushuar ndėr vatha, ju jeni si krahėt e pėllumbeshės tė mbuluara me argjend dhe si pendėt e saj tė arta qė shkėlqejnė".

    68:14 Kur i Plotfuqishmi i shpėrndau mbretėrit nė vend, Tsalmoni u mbulua me borė.

    68:15 Njė mal i Perėndisė ėshtė mali i Bashanit, njė mal me shumė maja ėshtė mali i Bashanit.

    68:16 O male me shumė maja pse shikoni me zili malin qė Perėndia ka zgjedhur pėr banesė tė tij? Po, Zoti do tė banojė atje pėrjetė.

    68:17 Qerret e Perėndisė janė njė mori, mijėra e mijėra, Zoti ėshtė midis tyre ashtu si nė Sinai, nė shenjtėrinė e tij.

    68:18 Ti je ngjitur lart, ke burgosur robėrinė, ke marrė dhurata nga njerėzit edhe nga rebelėt, me qėllim qė ti, o Zot Perėndi tė mund tė qėndrosh atje.

    68:19 I bekuar qoftė Zoti, qė pėr ditė mbart barrat tona; ai ėshtė Perėndia i shpėtimit tonė. (Sela)

    68:20 Perėndia ėshtė pėr ne Perėndia qė ēliron, dhe Zotit, Zotit, i pėrket ēlirimi nga vdekja.

    68:21 Po, Perėndia do tė shtypė kokėn e armiqve tė tij, kokėn me flokė tė gjata tė atyre qė ecin nė mėkat tė tij.

    68:22 Zoti ka thėnė: "Do t`i kthej nga Bashani, do t`i kthej nga humnerat e detit,

    68:23 me qėllim qė ti tė dėrrmosh armiqtė e tu, duke futur thellė kėmbėn tėnde nė gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve tė tu tė ketė pjesėn qė i takon".

    68:24 Ata kanė parė varganin tėnd, o Perėndi, varganin e Perėndisė tim, e Mbretit tim nė shenjtėrore.

    68:25 Kėngėtarėt ecnin pėrpara, ata qė u binin veglave vinin nė fund, dhe nė mes qėndronin vajzat qė u binin dajreve.

    68:26 Bekoni Perėndinė nė kuvendet; bekoni Zotin ju qė jeni nga gurra e Izraelit.

    68:27 Ja, Beniamini, mė i vogli, por udhėheqėsi i tyre, princat e Judės me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.

    68:28 Perėndia yt ka vendosur forcėn tėnde; forco, o Perėndi, sa ke bėrė pėr ne.

    68:29 Pėr shkak tė tempullit tėnd nė Jeruzalem, mbretėrit do tė tė sjellin dhurata.

    68:30 Shaj kafshėn e kallamishteve, tufėn e demave me viēat e popujve, deri sa tė poshtėrohen duke sjellė shufra argjendi; shpėrndaji popujt qė kėnaqen duke bėrė luftė.

    68:31 Nga Egjipti do tė sjellin metal qė shkėlqen, Etiopia do tė nxitojė t`i shtrijė Perėndisė duart e saj.

    68:32 O mbretėri tė tokės, kėndojini Perėndisė; kėndojini lavde Zotit, (Sela)

    68:33 atij qė shkon me kalė mbi qiejtė e qiejve tė pėrjetshme, ai nxjerr zėrin e tij, njė zė tė fuqishėm.

    68:34 Pranoni fuqinė e Perėndisė, madhėshtia e tij qėndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij ėshtė nė qiejtė.

    68:35 O Perėndi, ti je i tmerrshėm nga shenjtorja jote; Perėndia i Izraelit ėshtė ai qė i jep forcė dhe fuqi popullit. I bekuar qoftė Perėndia!

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine