Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 83

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    83:1 O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

    83:2 Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

    83:3 Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.

    83:4 Ata thonë: "Ejani t`i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".

    83:5 Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.

    83:6 Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,

    83:7 Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

    83:8 dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

    83:9 Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,

    83:10 të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

    83:11 Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,

    83:12 sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

    83:13 O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

    83:14 Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

    83:15 kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.

    83:16 Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

    83:17 U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

    83:18 dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine