Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 95

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    95:1 Ejani, t`i këndojmë me gëzim Zotit; t`i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.

    95:2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

    95:3 Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.

    95:4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.

    95:5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.

    95:6 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

    95:7 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,

    95:8 "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,

    95:9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.

    95:10 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.

    95:11 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine