99:1 Zoti mbretėron, popujt le tė dridhen. Ai ėshtė ulur mbi Kerubinėt, toka le tė dridhet.
99:2 Zoti ėshtė i madh nė Sion dhe i shkėlqyeshėm mbi tė gjithė popujt.
99:3 Ata do tė kremtojnė emrin tėnd tė madh dhe tė tmerrshėm. Ai ėshtė i shenjtė.
99:4 Mbreti ėshtė i fuqishėm dhe e do drejtėsinė. Ti e ke vendosur tė drejtėn dhe e ushtrove Jakobin nė gjykim dhe drejtėsi.
99:5 Pėrlėvdoni Zotin, Perėndinė tonė, dhe bini pėrmbys pėrpara stolit tė kėmbėve tė tij. Ai ėshtė i shenjtė.
99:6 Moisiu dhe Aaroni qenė ndėr priftėrinjtė e tij, dhe Samueli ndėr ata qė pėrmendėn emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu pėrgjigj atyre.
99:7 Ai u foli atyre nga kolona e resė, dhe ata respektuan dėshmitė e tij dhe statutet qė u dhe atyre.
99:8 Ti plotėsove dėshirėn e tyre, o Zot, Perėndia ynė. Ti ishe pėr ata njė Perėndi qė fal, dhe kur dėnon prapėsitė e tyre.