Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ROMANS 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?

    4:2 Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t`u lëvduar.

    4:3 Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ``Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi``.

    4:4 Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;

    4:5 ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.

    4:6 Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:

    4:7 ``Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.

    4:8 Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t`ia numërojë mëkatin``.

    4:9 Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.

    4:10 Në ç`mënyrë, pra, iu numërua? Kur ai ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo ndërsa ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.

    4:11 Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t`u numërohet drejtësia,

    4:12 dhe të ishte atë i të rrethprerëve të vërtetë, pra i atyre që jo vetëm janë të rrethprerë, por që ndjekin edhe gjurmët e besimit të atit tonë Abrahamit, që ai pati ndërsa ishte i parrethprerë.

    4:13 Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.

    4:14 Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë të ligjit, besimi bëhet i kotë dhe premtimi anulohet,

    4:15 sepse ligji prodhon zemërimin; në fakt atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje.

    4:16 Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili

    4:17 (siç është shkruar: ``Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve``), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.

    4:18 Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t`u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: ``Kështu do të jetë pasardhja jotë``.

    4:19 Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur të Sarës.

    4:20 Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,

    4:21 plotësisht i bindur se atë që ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishëm ta bënte.

    4:22 Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.

    4:23 E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar,

    4:24 por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë,

    4:25 i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine