13:1 "Atė ditė do tė hapet njė burim pėr shtėpinė e Davidit dhe pėr banorėt e Jeruzalemit, pėr mėkatin dhe pėr papastėrtinė.
13:2 Atė ditė do tė ndodhė", thotė Zoti i ushtrive, "qė unė do tė shfaros nga vendi emrat e idhujve, qė nuk do tė kujtohen mė; do tė zhduk gjithashtu profetėt nga vendi dhe frymėn e papastėr.
13:3 Dhe do tė ndodhė qė, nė se dikush do tė profetizojė akoma, i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do t`i thonė: "Ti s`ke pėr tė jetuar, sepse shqipton gėnjeshtra nė emėr tė Zotit". Kėshtu i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do ta therin, sepse ai profetizon.
13:4 Atė ditė do tė ndodhė qė secili profet do tė ndiejė turp pėr vegimin e vet, kur tė profetizojė dhe nuk do tė veshė mė qyrkun pėr tė mashtruar.
13:5 Po secili do tė thotė: "Unė nuk jam profet, jam bujk; dikush mė ka mėsuar tė rris bagėtinė qė nė rininė time".
13:6 Pastaj nė qoftė se dikush do t`i thotė: "Ēfarė janė kėto plagė qė ke nė duart e tua?", ai do tė pėrgjigjet: "Janė ato me tė cilat jam plagosur nė shtėpinė e miqve tė mi"".
13:7 "Zgjohu, o shpatė, kundėr bariut tim dhe kundėr njeriut qė ėshtė shoku im", thotė Zoti i ushtrive. "Godite bariun dhe delet le tė shpėrndahen; pastaj do ta drejtoj dorėn time kundėr tė vegjėlve.
13:8 Dhe nė gjithė vendin do tė ndodhė", thotė Zoti, "qė dy tė tretat do tė shfarosen dhe do tė vdesin, por njė e treta do tė mbetet.