Bad Advertisement? News / Reviews: Are you a Christian? Online Store: | ALBANIAN BIBLE - ZEPHANIAH 2PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP2:1 Mblidhuni, mblidhuni bashkë, o komb i pacipë, 2:2 para se dekreti të ketë efekt, para se dita të kalojë si byku, para se të bjerë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Zotit, para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Zotit. 2:3 Kërkoni Zotin ju të gjithë, të përulurit e dheut, që zbatoni ligjin e tij. Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë. Ndofta do të jeni të mbrojtur në ditën e zemërimit të Zotit. 2:4 Sepse Gaza do të braktiset dhe Ashkeloni do të bëhet një shkreti; do të dëbojnë Ashdodin me dhunë në mes të ditës, dhe Ekroni do të çrrënjoset. 2:5 Mjerë banorët e bregut të detit, mjerë kombi i Kerethejve! Fjala e Zotit është kundër teje, o Kanaan, vend i Filistejve: "Unë do të të shkatërroj dhe nuk do të mbetet më asnjë i gjallë". 2:6 Kështu bregu i detit do të jetë i tëri kullotë me banesa për barinjtë dhe vathë për kopetë. 2:7 Bregdeti do t`i përkasë mbeturinës së shtëpisë së Judës; në këto vende do të kullotin kopetë; në mbrëmje do të pushojnë në shtëpitë e Ashkelonit, sepse Zoti, Perëndia i tyre, do t`i vizitojë dhe do t`i kthejë nga robëria. 2:8 "Kam dëgjuar përbuzjen e Moabit dhe fyerjet e rënda të bijve të Amonit, me të cilat kanë fyer popullin tim dhe janë zmadhuar në dëm të territorit të tyre. 2:9 Prandaj, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, "me siguri Moabi do të jetë si Sodoma, dhe bijtë e Amonit si Gomorra, një vend i zënë nga hithrat dhe kripërat, një shkreti përjetë. Kusuri i popullit tim do t`i plaçkitë dhe mbeturina e popullit tim do t`i zotërojë. 2:10 Kjo do t`u ndodhë për shkak të kryelartësisë së tyre, sepse kanë fyer dhe trajtuar me arrogancë popullin e Zotit të ushtrive. 2:11 Zoti do të jetë i tmerrshëm kundër tyre, sepse do t`i përkulë tërë perënditë e tokës; dhe secili do ta adhurojë nga vendi i tij, po, tërë ishujt e kombeve. 2:12 Edhe ju, Etiopas, do të vriteni nga shpata ime". 2:13 Ai do të shtrijë dorën kundër veriut, do të shkatërrojë Asirinë dhe do ta bëjë Niniven shkreti, një vend të thatë si shkretëtira. 2:14 Në mes të tij do të struken kopetë, tërë kafshët e kombeve; si pelikani ashtu dhe çafka do të kalojnë natën mbi kapitelet e shtyllave të tij; zëri i tyre do të dëgjohet në dritare; shkretimi do të jetë mbi pragje, sepse do të shkatërrojë veshjen me panela kedri. 2:15 Ky është qyteti i qejfeve që rrinte i sigurt dhe thoshte në zemër të vet: "Unë, dhe askush tjetër veç meje". Vallë si u bë një shkreti, një vend ku struken kafshët? Kushdo që do t`i kalojë afër do të fërshëllejë dhe do të tundë dorën. GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH |