Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - DEUTERONOMY 10

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    10:1 "Nė atė kohė Zoti mė tha: "Pre dy pllaka prej guri tė njėllojta me tė parat dhe ngjitu tek unė nė mal; bėj njė arkė prej druri.

    10:2 Unė do tė shkruaj mbi pllakat fjalėt qė ishin mbi pllakat e para qė ti copėtove, dhe ti do t`i vėsh nė arkė".

    10:3 Kėshtu bėra njė arkė prej dru akacjeje dhe preva dy pllaka prej guri tė njėllojta me tė parat; pastaj u ngjita nė mal me dy pllakat nė dorė.

    10:4 Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atė qė kishte shkruar herėn e parė, domethėnė dhjetė urdhėrimet qė Zoti kishte shpallur pėr ju nė mal, nė mes tė zjarrit, ditėn e asamblesė. Pastaj Zoti m`i dorėzoi mua.

    10:5 Atėherė u ktheva dhe zbrita nga mali; i vura pllakat nė arkėn qė kisha bėrė; dhe ato ndodhen aty, ashtu si mė kishte urdhėruar Zoti.

    10:6 (Bijtė e Izraelit u nisėn nga puset e bijve tė Jakaanit nė drejtim tė Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bė prift nė vend tė tij.

    10:7 Qė andej u nisėn nė drejtim tė Gudgodahut dhe nga Gudgodahu pėr nė Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.

    10:8 Nė atė kohė Zoti veēoi fisin e Levit pėr ta mbartur arkėn e besėlidhjes sė Zotit, pėr tė qenė pėrpara Zotit dhe pėr t`i shėrbyer, si dhe pėr tė bekuar nė emėr tė tij deri ditėn e sotme.

    10:9 Prandaj Levi nuk ka pjesė, as trashėgimi me vėllezėrit e tij; Zoti ėshtė trashėgimia e tij, ashtu si Zoti, Perėndia yt, u kishte premtuar).

    10:10 Unė mbeta nė mal dyzet ditė e dyzet net me radhė si herėn e parė; Zoti mė dėgjoi edhe kėtė herė dhe nuk pranoi tė tė shkatėrrojė.

    10:11 Atėherė Zoti mė tha: "Ēohu, nis rrugėn nė krye tė popullit, qė ata tė futen e tė pushtojnė vendin qė jam betuar t`u jap etėrve tė tyre".

    10:12 Dhe tani, o Izrael, ēfarė kėrkon nga ti Zoti, Perėndia yt? Tė kesh frikė nga Zoti, Perėndia yt, tė ecėsh nė tėrė rrugėt e tij, ta duash dhe t`i shėrbesh Zotit, Perėndisė tėnd, me gjithė zemėr e me gjithė shpirt,

    10:13 dhe tė respektosh pėr tė mirėn tėnde tė gjitha urdhėrimet dhe statutet e Zotit qė sot tė urdhėroj.

    10:14 Ja, Zotit, Perėndisė tėnd, i pėrkasin qiejtė, qiejtė e qiejve, toka dhe gjithēka ajo pėrmban;

    10:15 por Zoti u fali dashurinė e tij vetėm etėrve tė tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tėrė popujve zgjodhi pasardhėsit e tyre, domethėnė ju, ashtu siē po ndodh sot.

    10:16 Prandaj do tė rrethpritni prepucin e zemrės suaj dhe nuk do ta fortėsoni mė qafėn tuaj;

    10:17 sepse Zoti, Perėndia juaj, ėshtė Perėndia i perėndive, Zotėria i zotėrive, Perėndia i madh, i fortė dhe i tmerrshėm qė nuk ėshtė fare i anshėm dhe nuk pranon dhurata,

    10:18 qė u siguron drejtėsi jetimėve dhe tė vejave, qė e do tė huajin dhe i jep bukė dhe veshje.

    10:19 Duajeni, pra, tė huajin, sepse edhe ju ishit tė huaj nė vendin e Egjiptit.

    10:20 Do tė kesh frikė nga Zoti, Perėndia yt, do t`i shėrbesh atij, do tė jesh lidhur ngushtė me tė dhe do tė betohesh me emrin e tij.

    10:21 Ai ėshtė lavdia jote, ai ėshtė Perėndia yt, qė ka bėrė pėr ty ato gjėra tė mėdha dhe tė tmershme qė sytė e tua i kanė parė.

    10:22 Etėrit e tu zbritėn nė Egjipt nė njė numėr qė nuk i kapėrxente tė shtatėdhjetė personat; dhe tani Zoti, Perėndia yt, tė ka shumėzuar si yjet e qiellit".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine