Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - DEUTERONOMY 11

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    11:1 "Duaje, pra, Zotin, Perėndinė tėnd, dhe respekto gjithnjė rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhėrimet e tij.

    11:2 Pranoni sot (sepse nuk u flas bijve tuaj qė nuk e kanė njohur as e kanė parė disiplinėn e Zotit, Perėndisė tuaj), madhėshtinė e tij, dorėn e tij tė fuqishme dhe krahun e shtrirė,

    11:3 shenjat e tij dhe veprat e tij qė ka bėrė nė Egjipt kundėr Faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe kundėr vendit tė tij,

    11:4 atė qė u bėri ushtrisė sė Egjiptit, kuajve tė saj dhe qerreve tė saj, duke derdhur mbi tė ujėrat e Detit tė Kuq ndėrsa ata po ju ndiqnin, dhe si i shkatėrroi Zoti pėr gjithnjė;

    11:5 atė qė bėri pėr ju nė shkretėtirė, deri sa tė arrinit nė kėtė vend;

    11:6 dhe atė qė u bėri Dathanit dhe Abiramit, bijve tė Eliabit, birit tė Rubenit; si e hapi gojėn toka dhe i gėlltiti me gjithė familjet e tyre, me ēadrat e tyre dhe me ēdo gjė tė gjallė qė i pasonte, nė mes tė gjithė Izraelit.

    11:7 Por sytė tuaja panė gjėrat e mėdha qė Zoti ka kryer.

    11:8 Respektoni, pra, tėrė urdhėrimet qė unė po ju jap sot, qė tė jeni tė fortė dhe tė mundni tė pushtoni vendin qė po bėheni gati tė zotėroni,

    11:9 dhe me qėllim t`i zgjatni ditėt tuaja nė vendin qė Zoti u betua t`u japė etėrve tuaj dhe pasardhėsve tė tyre, njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė.

    11:10 Mbasi vendi nė tė cilin jeni duke hyrė pėr ta pushtuar nuk ėshtė si vendi i Egjiptit prej tė cilit keni dalė, ku mbillnit farėn tuaj dhe pastaj e vaditnit me kėmbėn tuaj si njė kopsht perimesh;

    11:11 por vendi ku jeni duke hyrė pėr ta pushtuar ėshtė njė vend me male dhe lugina, qė thith ujin e shiut qė vjen nga qielli;

    11:12 njė vend pėr tė cilin Zoti, Perėndia yt, ka kujdes dhe mbi tė cilin i janė drejtuar vazhdimisht sytė e Zotit, Perėndisė tėnd, fillimi i vitit deri nė mbarim tė tij.

    11:13 Por nė rast se do t`i bindeni me kujdes urdhėrimeve tė mia qė ju jap sot, duke dashur Zotin, Perėndinė tuaj, dhe duke i shėrbyer me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt,

    11:14 do tė ndodhė qė unė do t`i jap vendit tuaj shiun nė kohėn e duhur, shiun e parė dhe shiun e fundit, qė ti tė mbledhėsh grurin, verėn dhe vajin tėnd;

    11:15 dhe do tė bėj qė tė rritet edhe bari nė fushat e tua pėr bagėtinė tėnde, dhe ti do tė hash dhe do tė ngopesh.

    11:16 Kini kujdes qė zemra juaj tė mos mashtrohet dhe tė mos largoheni nga rruga e drejtė, duke shėrbyer dhe u pėrulur para perėndive tė tjera;

    11:17 sepse nė kėtė rast do tė ndizet zemėrimi i Zotit dhe ai do tė mbyllė qiejtė dhe nuk do tė ketė mė shi, toka nuk do tė japė prodhimet e saj dhe ju do tė vdisni shpejt nė vendin e mirė qė Zoti po ju jep.

    11:18 Do t`i shtini kėto fjalė nė zemrėn dhe nė mėndjen tuaj, do t`i lidhni si njė shenjė nė dorė dhe do tė jenė si ballore midis syve;

    11:19 do t`ua mėsosh bijve tuaj, duke u folur pėr to kur rri ulur nė shtėpinė tėnde, kur ecnėn rrugės, kur rri shtrirė dhe kur ēohesh;

    11:20 do t`i shkruash nė shtalkat e shtėpi tėnde dhe mbi portat e tua,

    11:21 me qėllim qė ditėt tuaja dhe ditėt e bijve tuaj, nė vendin qė Zoti ėshtė betuar t`u japė etėrve tuaj, tė jenė tė shumta si ditėt e qiellit mbi tokė.

    11:22 Sepse, duke respektuar me kujdes tė gjitha urdhėrimet qė unė ju urdhėroj tė zbatoni nė praktikė, duke dashur Zotin, Perėndinė tuaj, duke ecur nė tė gjitha udhėt e tij dhe duke qenė tė lidhur ngushtė me tė,

    11:23 Zoti do tė dėbojė para jush tė gjitha kombet dhe ju do tė shtini nė dorė kombe mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme se ju.

    11:24 Ēdo vend qė do tė shkelė kėmba juaj, do tė jetė juaji; kufijtė tuaj do tė shtrihen nga shkretėtira deri nė Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri nė detin perėndimor.

    11:25 Askush nuk do tė jetė nė gjendje t`ju bėj ballė; Zoti, Perėndia juaj, ashtu siē ju tha, do tė pėrhapė frikėn dhe tmerrin pėr ju nė tė gjithė vendin qė ju do tė shkelni.

    11:26 Shikoni, unė vė sot para jush bekimin dhe mallkimin;

    11:27 bekimin nė rast se u bindeni urdhėrimeve tė Zotit, Perėndisė tuaj, qė sot ju pėrcaktoj;

    11:28 mallkimin, nė rast se nuk u bindeni urdhėrimeve tė Zotit, Perėndisė tuaj, dhe largoheni nga rruga qė ju pėrcaktoj sot, pėr tė ndjekur perėndi tė tjerė qė nuk i keni njohur kurrė.

    11:29 Dhe kur Zoti, Perėndia juaj do tė ketė futur nė vendin qė ti shkon tė pushtosh, ti do ta vėsh bekimin nė malin Gerizim dhe mallkimin nė malin Ebal.

    11:30 A nuk janė ata matanė Jordanit, nė perėndim tė rrugės ku dielli perėndon; nė vendin e Kananejve qė banojnė nė Arabah, pėrballė Gilgalit, pranė lisit tė Morehut?

    11:31 Sepse ju po gatiteni tė kaloni Jordanin pėr tė hyrė dhe pėr tė pushtuar vendin qė Zoti, Perėndia juaj, po ju jep; ju do ta zotėroni dhe do tė banoni nė tė.

    11:32 Kini kujdes, pra, tė zbatoni tė gjitha statutet dhe dekretet, qė unė shtroj sot para jush".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine