Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOB 28

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    28:1 "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.

    28:2 Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin.

    28:3 Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë më të mëdha në kërkim të gurëve të varrosur në terr dhe në hijen e vdekjes.

    28:4 Ai çel një pus larg vendbanimit, në vende të harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve.

    28:5 Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.

    28:6 Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.

    28:7 Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.

    28:8 Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.

    28:9 Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

    28:10 Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.

    28:11 Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.

    28:12 Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?

    28:13 Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.

    28:14 Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".

    28:15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend.

    28:16 Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.

    28:17 Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar.

    28:18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

    28:19 Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.

    28:20 Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?

    28:21 Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.

    28:22 Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".

    28:23 Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,

    28:24 sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.

    28:25 Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

    28:26 kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,

    28:27 atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

    28:28 dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t`i largohesh së keqes është zgjuarsi"".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine