29:1 Jobi e rifilloi ligjėratėn e tij dhe tha:
29:2 "Ah, sikur tė isha si nė muajt e sė kaluarės, si nė ditėt kur Perėndia mė mbronte,
29:3 kur llamba e tij shkėlqente mbi kokėn time dhe me dritėn e saj ecja nė mes tė errėsirės;
29:4 siē isha nė ditėt e pjekurisė sime, kur mendja e fshehtė e Perėndisė kujdesej pėr ēadrėn time,
29:5 kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtė e mi mė rrinin pėrqark;
29:6 kur laja kėmbėt e mia nė gjalpė dhe shkėmbi derdhte pėr mua rrėke vaji.
29:7 Kur dilja ne drejtim tė portės sė qytetit dhe ngrija fronin tim nė shesh,
29:8 tė rinjtė, duke mė parė, hiqeshin mėnjanė, pleqtė ngriheshin dhe qėndronin mė kėmbė;
29:9 princat ndėrprisnin bisedat dhe vinin dorėn mbi gojė;
29:10 zėri i krerėve bėhej mė i dobėt dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.
29:11 veshi qė mė dėgjonte, mė shpallte tė lumtur, dhe syri qė mė shihte, dėshmonte pėr mua,
29:12 sepse ēliroja tė varfrin qė klithte pėr ndihmė, dhe jetimin qė nuk kishte njeri qė ta ndihmonte.
29:13 Bekimi i atij qė ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unė e gėzoja zemrėn e gruas sė ve.
29:14 Isha i veshur me drejtėsi dhe ajo mė mbulonte; drejtėsia ime mė shėrbente si mantel dhe si ēallmė.
29:15 Isha sy pėr tė verbėrin dhe kėmbė pėr ēalamanin;
29:16 isha njė baba pėr tė varfrit dhe hetoja rastin qė nuk njihja.
29:17 I thyeja nofullat njeriut tė keq dhe rrėmbeja gjahun nga dhėmbėt e tij.
29:18 Dhe mendoja: "Kam pėr tė vdekur nė folenė time dhe do tė shumėzoj ditėt e mia si rėra;
29:19 rrėnjėt e mia do tė zgjaten nė drejtim tė ujėrave, vesa do tė qėndrojė tėrė natėn nė degėn time;
29:20 lavdia ime do tė jetė gjithnjė e re tek unė dhe harku im do tė fitojė forcė tė re nė dorėn time".
29:21 Tė pranishmit mė dėgjonin duke pritur dhe heshtnin pėr tė dėgjuar kėshillėn time.
29:22 Mbas fjalės sime ata nuk pėrgjigjeshin, dhe fjalėt e mia binin mbi ta si pika vese.
29:23 Mė prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojėn e tyre si pėr shiun e fundit.
29:24 Unė u buzėqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakėsonin dritėn e fytyrės sime.