Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOB 6

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    6:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

    6:2 "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren,

    6:3 do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.

    6:4 Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.

    6:5 Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?

    6:6 A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?

    6:7 Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.

    6:8 Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!

    6:9 Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!

    6:10 Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.

    6:11 Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?

    6:12 Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?

    6:13 A s`jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria?

    6:14 Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit.

    6:15 Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.

    6:16 Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,

    6:17 por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre.

    6:18 Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.

    6:19 Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,

    6:20 por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.

    6:21 Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.

    6:22 A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",

    6:23 ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?

    6:24 Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.

    6:25 Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?

    6:26 Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?

    6:27 Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.

    6:28 Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush.

    6:29 Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.

    6:30 A ka vallë paudhësi në gjuhën time apo qiellza ime nuk i dallon më ligësitë?".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine