7:1 "A nuk kryen vallė njė punė tė rėndė njeriu mbi tokė dhe ditėt e tij a nuk janė si ditėt e njė argati?
7:2 Ashtu si skllavi dėshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mėditjen e tij,
7:3 kėshtu edhe mua mė ranė muaj fatkeqėsie dhe m`u caktuan net me dhembje.
7:4 Sa shtrihem, them: "Kur do tė ngrihem?". Por nata ėshtė e gjatė dhe jam vazhdimisht i shqetėsuar deri nė agim.
7:5 Mishi im ėshtė i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lėkura ime plasaritet dhe ėshtė bėrė e pėshtirė.
7:6 Ditėt e mia janė mė tė shpejta se masuri i njė endėsi dhe po harxhohen pa shpresė.
7:7 Kujto qė jeta ime ėshtė njė frymė; syri im nuk do tė shohė mė tė mirėn.
7:8 Syri i atij qė mė shikon nuk do tė mė shohė mė; sytė e tu do tė jenė mbi mua, por unė nuk do tė jem mė.
7:9 Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket mė, kėshtu ai qė zbret nė Sheol nuk kthehet mė;
7:10 nuk do tė kthehet mė nė shtėpinė e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohė mė.
7:11 Prandaj nuk do ta mbaj gojėn tė mbyllur do tė flas nė ankthin e frymės time; do tė ankohem nė hidhėrimin e shpirtit tim.
7:12 A jam vallė deti apo njė pėrbindėsh i detit qė ti mė ruan me njė roje?
7:13 Kur unė them: "Shtrati im do tė mė japė njė lehtėsim, shtroja ime do ta zbusė dhembjen time",
7:14 ti mė tremb me ėndrra dhe mė tmerron me vegime;
7:15 kėshtu shpirtit tim i parapėlqen tė mbytet dhe tė vdesė se sa tė bėjė kėtė jetė.
7:16 Unė po shpėrbėhem; nuk kam pėr tė jetuar gjithnjė; lėrmė tė qetė; ditėt e mia nuk janė veēse njė frymė.
7:17 Ē`ėshtė njeriu qė ti ta bėsh tė madh dhe tė kujdesesh pėr tė,
7:18 dhe ta vizitosh ēdo mėngjes duke e vėnė nė provė nė ēdo ēast?
7:19 Kur do ta heqėsh shikimin tėnd nga unė dhe do tė mė lėsh tė pėrcjell pėshtymėn time?
7:20 Nė rast se kam mėkatuar, ēfarė tė kam bėrė ty, o rojtar i njerėzve? Pse mė ke bėrė objekt tė goditjeve tė tua, aq sa i jam bėrė barrė vetes sime?