Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LAMENTATIONS 5

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    5:1 Kujto, o Zot, atė qė na ka ndodhur, shiko dhe vėr re turpin tonė.

    5:2 Trashėgimia jonė u ka kaluar tė huajve, shtėpitė tona njerėzve qė nuk janė tanėt.

    5:3 Ne u bėmė jetimė, pa etėr, nėnat tona janė si tė veja.

    5:4 Duhet tė paguajmė pėr ujėt qė pimė, drutė tona i kemi vetėm me pagesė.

    5:5 Na ndjekin me njė zgjedhė mbi qafė, jemi tė rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.

    5:6 I kemi shtrirė dorėn Egjiptit dhe Asirisė pėr t`u ngopur me bukė.

    5:7 Etėrit tanė kanė mėkatuar dhe nuk janė mė, dhe ne mbajmė ndėshkimin pėr paudhėsitė e tyre.

    5:8 Skllevėrit sundojnė mbi ne, askush nuk mund tė na ēlirojė nga duart e tyre.

    5:9 E nxjerrim bukėn duke rrezikuar jetėn tonė, pėrpara shpatės sė shkretėtirės.

    5:10 Lėkura jonė ėshtė ngrohur si nė njė furrė pėr shkak tė valės sė urisė.

    5:11 Kanė dhunuar gratė nė Sion, virgjėreshat nė qytetet e Judės.

    5:12 Krerėt janė varur nga duart e tyre, personi i pleqėve nuk ėshtė respektuar.

    5:13 Tė rinjtė i vunė tė bluajnė, tė vegjėlit u rrėzuan nėn barrėn e druve.

    5:14 Pleqtė nuk mblidhen mė te porta, tė rinjtė nuk u bien mė veglave tė tyre.

    5:15 Gėzimi i zemrave tona ėshtė pakėsuar, vallja jonė ėshtė shndėrruar nė zi.

    5:16 Kurora ka rėnė nga koka jonė; mjerė ne, sepse kemi mėkatuar!

    5:17 Prandaj u sėmur zemra jonė, pėr kėto gjėra na janė errėsuar sytė:

    5:18 pėr malin e Sionit qė ėshtė i shkretuar dhe nė tė cilin sillen dhelprat.

    5:19 Por ti, o Zot, mbetesh pėr jetė, dhe froni yt brez pas brezi.

    5:20 Pse do tė na harroje pėr jetė dhe do tė na braktisje pėr njė kohė tė gjatė?

    5:21 Na bėj qė tė rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do tė kthehemi; rivendos ditėt tona si nė tė kaluarėn.

    5:22 Mos vallė na hodhe poshtė fare apo je zemėruar me tė madhe kundėr nesh?

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine