Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LUKE 9

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    9:1 Pastaj, mbasi i thirri bashkė tė dymbėdhjetė dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi tė gjithė demonėt dhe tė shėrojnė sėmundjet.

    9:2 Dhe i nisi tė predikojnė mbretėrinė e Perėndisė dhe tė shėrojnė tė sėmurėt.

    9:3 Dhe u tha atyre: ``Mos merrni asgjė pėr rrugė: as shkop, as trastė, as bukė, as para dhe asnjė prej jush tė mos ketė dy tunika me vete.

    9:4 Nė atė shtėpi ku tė hyni, aty rrini deri sa tė largoheni.

    9:5 Nėse disa nuk ju pranojnė, duke dalė prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga kėmbėt tuaja, si dėshmi kundėr tyre``.

    9:6 Atėherė ata u nisėn dhe pėrshkuan fshatrat duke pėrhapur ungjillin dhe duke shėruar kudo.

    9:7 Herodi, tetrarku, kishte dėgjuar pėr tė gjitha gjėrat qė kishte kryer Jezusi dhe ishte nė mėdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur sė vdekuri,

    9:8 tė tjerė se ishte shfaqur Elia, e disa tė tjerė se ishte ringjallur njė nga profetėt e lashtė.

    9:9 Por Herodi tha: ``Gjonit unė ia kam prerė kokėn; kush do tė jetė ky, pėr tė cilin po dėgjoj tė thuhen tė tilla gjėra?``. Dhe kėrkonte ta shihte.

    9:10 Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit tė gjitha gjėrat qė kishin bėrė. Atėherė ai i mori me vete dhe u tėrhoq mėnjanė, nė njė vend tė shkretė tė njė qyteti, qė quhej Betsaida.

    9:11 Po, kur turmat e morėn vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirėpriti dhe u fliste pėr mbretėrinė e Perėndisė, dhe shėronte ata qė kishin nevojė pėr shėrim.

    9:12 Tani kur dita filloi tė mbarojė, tė dymbėdhjetėt iu afruan dhe i thanė: ``Nise turmėn, qė tė shkojė nėpėr fshatra e nėpėr fushat pėrreth, qė tė gjejė strehė dhe ushqim, sepse kėtu jemi nė njė vend tė shkretė``.

    9:13 Por ai u tha atyre: ``U jepni ju tė hanė``. Ata u pėrgjigjen: ``Ne nuk kemi tjetėr veē se pesė bukė e dy peshq; vetėm nėse shkojmė vetė tė blejmė ushqim pėr gjithė kėta njerėz``.

    9:14 Ishin, pra, rreth pesė mijė burra. Por ai u tha dishepujve tė vet: ``I vini tė ulen nė grupe nga pesėdhjetė``.

    9:15 Ata vepruan nė kėtė mėnyrė dhe i ulėn tė gjithė.

    9:16 Atėherė ai i mori tė pesė bukėt dhe tė dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytė drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve tė vet qė t`ia shpėrndajnė turmės.

    9:17 Dhe tė gjithė hėngrėn e u ngopėn; nga copat qė tepruan mblodhėn dymbėdhjetė shporta.

    9:18 Dhe ndodhi qė, ndėrsa Jezusi po lutej nė vetmi, dishepujt ishin bashkė me tė. Dhe ai i pyeti duke thėnė: ``Kush thonė turmat se jam unė?``.

    9:19 Ata duke u pėrgjgjur thanė: ``Disa thonė "Gjon Pagėzori", tė tjerė "Elia" dhe tė tjerė njė nga profetėt e lashtė qė ėshtė ringjallur``.

    9:20 Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unė?``. Atėherė Pjetri duke u pergjigjur tha: ``Krishti i Perėndisė``.

    9:21 Atėherė ai i porositi rreptė dhe i urdhėroi tė mos i tregojnė kurrkujt,

    9:22 duke thėnė: ``Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra, ta pėrbuzin pleqtė, krerėt e priftėrinjve dhe skribėt, ta vrasin dhe tė tretėn ditė tė ringjallet``.

    9:23 Pastaj u tha tė gjithėve: ``Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė.

    9:24 Sepse kush do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por kush do ta humbasė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta shpėtojė.

    9:25 E pra, ē`dobi ka njeriu po tė fitojė tėrė botėn, dhe pastaj tė shkatėrrojė veten dhe tė shkojė nė humbje?

    9:26 Sepse, nėse dikujt i vjen turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia, edhe Birit tė njeriut do t`i vijė turp pėr tė, kur tė vijė nė lavdinė e vet dhe tė Atit e tė engjėjve tė shenjtė.

    9:27 Nė tė vėrtetė po ju them se kėtu janė tė pranishėm disa qė nuk do ta shjojnė vdekjen, para se ta shohin mbretėrinė e Perėndisė``.

    9:28 Dhe ndodhi qė afėrsisht tetė ditė pas kėtyre thėnieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit nė mal pėr t`u lutur.

    9:29 Dhe ndėrsa po lutej, pamja e fytyrės sė tij ndryshoi dhe veshja e tij u bė e bardhė dhe e ndritshme.

    9:30 Dhe ja, dy burra po bisedonin me tė; ata ishin Moisiu dhe Elia,

    9:31 tė cilėt, tė shfaqur nė lavdi, i flisnin pėr ikjen e tij nga kjo jetė qė do tė kryhej sė shpejti nė Jeruzalem.

    9:32 Pjetri dhe shokėt e tij ishin tė kėputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotėsisht, panė lavdinė e tij dhe ata dy burra qė ishin bashkė me tė.

    9:33 Dhe, ndėrsa kėta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: ``Mėsues, pėr ne ėshtė mirė tė rrijmė kėtu; le tė bėjmė, pra, tri ēadra: njė pėr ty, njė pėr Moisiun dhe njė pėr Elian``; por ai nuk dinte ē`thoshte.

    9:34 Dhe ndėrsa ai po fliste kėshtu, erdhi njė re qė i mbuloi nė hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynė nė re.

    9:35 Dhe njė zė dilte nga reja duke thėnė: ``Ky ėshtė Biri im i dashur; dėgjojeni``.

    9:36 Dhe ndėrsa fliste ky zė, Jezusi u gjet krejt vetėm. Ata heshtėn dhe nė ato ditė nuk i treguan kurrkujt asgjė nga ē`kishin parė.

    9:37 Tė nesėrmen, kur ata zbritėn nga mali, ndodhi qė njė turmė e madhe i doli pėrpara Jezusit.

    9:38 Dhe ja, njė burrė nga turma filloi tė bėrtasė, duke thėnė: ``Mėsues, tė lutem, ktheje vėshtrimin mbi djalin tim, sepse ėshtė i vetmi qė kam.

    9:39 Dhe ja, njė frymė e kap dhe menjėherė ai bėrtet; pastaj e pėrpėlit dhe e bėn tė nxjerrė shkumė dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.

    9:40 U jam lutur dishepujve tė tu ta dėbojnė, por ata nuk kanė mundur``.

    9:41 Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: ``O brez mosbesues dhe i ēoroditur, deri kur do tė jem me ju dhe deri kur do t`ju duroj? Sille kėtu djalin tėnd``.

    9:42 Dhe, ndėrsa fėmija po afrohej, demoni e pėrpėliti atė dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymėn e ndyrė, e shėroi djalin dhe ia dorėzoi atit tė vet.

    9:43 Tė gjithė mbetėn tė mahnitur nga madhėria e Perėndisė. Dhe, ndėrsa tė gjithė po mrekulloheshin pėr gjithēka bėnte Jezusi, ai u tha dishepujve tė vet:

    9:44 ``I shtini mirė nė vesh kėto fjalė, sepse Biri i njeriut do tė bjerė nė duart e njerėzve``.

    9:45 Por ata nuk i kuptuan kėto fjalė; ato ishin tė fshehta dhe pėr kėtė shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin pėr ato qė kishte thėnė.

    9:46 Pastaj midis tyre filloi njė grindje: cili prej tyre do tė ishte mė i madhi.

    9:47 Atėherė Jezusi, duke ditur ē`mendime kishin nė zemrat e tyre, mori njė fėmijė tė vogėl dhe e afroi pranė vetes,

    9:48 dhe u tha atyre: ``Ai qė e pranon kėtė fėmijė tė vogėl nė emrin tim, mė pranon mua; dhe ai qė mė pranon mua, pranon atė qė mė dėrgoi mua, sepse ai qė ėshtė mė i vogli nga ju tė gjithė, ai do tė jetė i madh``.

    9:49 Atėherė Gjoni e mori fjalėn dhe tha: ``Mėsues, ne pamė njė qė i dėbonte demonėt nė emrin tėnd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk tė ndjek bashkė me ne``.

    9:50 Por Jezusi i tha: ``Mos ia ndaloni, sepse kush nuk ėshtė kundėr nesh ėshtė me ne``.

    9:51 Ndodhi qė kur po plotėsohej koha qė Jezusi duhet tė ngrihej nė qiell, ai vendosi prerazi tė shkojė nė Jeruzalem,

    9:52 dhe dėrgoi pėrpara lajmėtarėt. Kėta, si u nisėn, hynė nė njė fshat tė Samaritanėve, pėr t`i pėrgatitur ardhjen.

    9:53 Por ata tė fshatit nuk deshėn ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrė tė drejtuar nga Jeruzalemi.

    9:54 Kur e panė kėtė gjė, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanė: ``Zot, a do ti qė tė themi tė zbresė zjarr nga qielli dhe t`i pėrvėlojė, ashtu si bėri edhe Elia?``.

    9:55 Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thėnė: ``Ju nuk e dini nga cili frymė jeni;

    9:56 sepse Biri i njeriut nuk erdhi pėr tė shkatėrruar shpirtėrat e njerėzve, po pėr t`i shpėtuar``. Pastaj shkuan nė njė fshat tjetėr.

    9:57 Ndodhi qė, ndėrsa po ecnin rrugės, dikush i tha: ``Zot, unė do tė tė ndjek kudo tė shkosh``.

    9:58 Por Jezusi i tha: ``Dhelprat kanė strofka dhe zogjtė e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbėshtesė kokėn``.

    9:59 Pastaj i tha njė tjetri: ``Ndiqmė!``. Por ai pėrgjigjej: ``Zot, mė lejo mė parė tė shkoj e tė varros atin tim``.

    9:60 Jezusi i tha: ``Lėri tė vdekurit t`i varrosin tė vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretėrinė e Perėndisė``.

    9:61 Akoma njė tjetėr i tha: ``Zot, unė do tė tė ndjek ty, por mė lejo mė parė tė ndahem me ata tė familjes sime``.

    9:62 Jezusi i tha: ``Asnjėri qė ka vėnė dorė nė parmendė dhe kthehet e shikon prapa, nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr mbretėrinė e Perėndisė``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine