Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MATTHEW 9

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    9:1 Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.

    9:2 Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ``Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!``

    9:3 Atëherë disa skribë thanë me vete: ``Ky po blasfemon!``.

    9:4 Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ``Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?

    9:5 Në fakt, ç`është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?

    9:6 Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde``.

    9:7 Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.

    9:8 Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.

    9:9 Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ``Ndiqmë!``. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.

    9:10 Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.

    9:11 Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ``Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?``.

    9:12 Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ``Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.

    9:13 Tani shkoni dhe mësoni ç`do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët``.

    9:14 Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: ``Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?``.

    9:15 Dhe Jezusi u tha atyre: ``A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t`ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.

    9:16 Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.

    9:17 Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy``.

    9:18 Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ``Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë``.

    9:19 Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.

    9:20 Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij.

    9:21 Sepse thoshte me vete: ``Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem``.

    9:22 Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ``Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar``. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.

    9:23 Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,

    9:24 u tha atyre: ``Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle``. Dhe ata e përqeshnin.

    9:25 Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.

    9:26 Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.

    9:27 Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!``.

    9:28 Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ``A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?``. Ata iu përgjigjën: ``Po, o Zot``.

    9:29 Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ``U bëftë sipas besimit tuaj``.

    9:30 Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ``Ruhuni se mos e merr vesh njeri``.

    9:31 Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.

    9:32 Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.

    9:33 Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ``Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael``.

    9:34 Por farisenjtë thonin: ``Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!``.

    9:35 Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.

    9:36 Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.

    9:37 Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ``E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.

    9:38 Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine