Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 104

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    104:1 Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perėndia im, ti je jashtėzakonisht i madh; je veshur me shkėlqim dhe madhėshti.

    104:2 Ai tė mbėshtjell me dritė si tė ishte njė mantel dhe i shtrin qiejtė si njė ēadėr;

    104:3 ai ndėrton mbi ujėrat dhomat e tij tė larta, i bėn retė si qerren e tij dhe ecėn mbi krahėt erės.

    104:4 I bėn erėrat lajmėtarė tė tij dhe flakėt e zjarrit shėrbėtorė tė tij.

    104:5 Ai e ka krijuar tokėn mbi themelet e saj; kjo nuk do tė luajė kurrė pėrjetė.

    104:6 Ti e kishe mbuluar me humnerė si me njė rrobe; ujėrat ishin ndalur mbi malet.

    104:7 Nė qortimin tėnd ato ikėn, nė zėrin e gjėmimit tėnd u larguan me nxitim.

    104:8 Dolėn malet dhe luginat u ulėn nė vendin qė ti kishe caktuar pėr to.

    104:9 Ti u vure ujėrave njė kufi qė nuk duhet ta kapėrxenin; ato nuk do tė kthehen mė tė mbulojnė tokėn.

    104:10 Ai bėn qė tė dalin burime nė luginat; ato rrjedhin midis maleve,

    104:11 dhe u japin pėr tė pirė tėrė kafshėve tė fushės; gomarėt e egėr shuajnė etjen e tyre.

    104:12 Pranė tyre banojnė shpendėt e qiellit; midis gjelbėrimeve lartojnė kėngėn e tyre.

    104:13 Nga dhomat e sipėrme tė tij ai u jep ujė maleve; toka ngopet me frytin e veprave tė tua.

    104:14 Ai bėn qė tė rritet bari pėr bagėtinė dhe bimėsia nė shėrbim tė njeriut, duke nxjerrė nga toka ushqimin e tij,

    104:15 dhe verėn qė gėzon zemrėn e njeriut, vajin qė bėn tė shkėlqejė fytyra tij dhe bukėn qė i jep forcė zemrės sė njeriut.

    104:16 Kėshtu ngopen drurėt e Zotit dhe kedrat e Libanit qė ai ka mbjellė;

    104:17 aty bėjnė folenė e tyre zogjtė, ndėrsa lejleku bėn nėpėr selvitė banesėn e tij.

    104:18 Malet e larta janė pėr dhitė e egra, shkėmbinjtė janė streha e lepujve.

    104:19 Ai ka bėrė hėnėn pėr stinėt, dielli e di orėn e perėndimit tė tij.

    104:20 Ti dėrgon terrin dhe bėhet natė; gjatė asaj shkojnė rreth e qark gjithė kafshėt e pyllit.

    104:21 Luanėt e vegjėl vrumbullojnė duke kėrkuar gjahun dhe i kėrkojnė Perėndisė ushqimin e tyre.

    104:22 Por, kur lind dielli, ata tėrhiqen dhe rrinė nė strofkat e tyre.

    104:23 Atėherė njeriu del pėr tė punuar dhe punon deri nė mbrėmje.

    104:24 Sa tė shumta janė veprat e tua, o Zot! Ti i ke bėrė tė gjitha me dituri; toka ėshtė plot me pasuritė e tua.

    104:25 Ja deti, i madh dhe i gjerė, ku gėlojnė krijesa tė panumėrta;

    104:26 e pėrshkojnė anijet dhe Leviathani, qė ti ke formuar pėr t`u tallur nė tė.

    104:27 Tė gjithė presin qė ti t`u japėsh ushqimin nė kohėn e duhur.

    104:28 Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorėn dhe ngopen me tė mira.

    104:29 Ti fsheh fytyrėn tėnde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymėn, dhe ata vdesin duke u kthyer pėrsėri nė pluhurin e tyre.

    104:30 Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut.

    104:31 Lavdia e Zotit tė rrojė pėrjetė; le tė gėzohet Zoti me veprat e tij;

    104:32 ai shikon tokėn dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

    104:33 Unė do t`i kėndoj Zotit deri sa tė kem jetė; do t`i kėndoj lavde Perėndisė tim deri sa tė jem.

    104:34 Le tė jetė mendimi im i pėlqyer prej tij; unė do tė ngazėllohem tek Zoti.

    104:35 Le tė zhduken mėkatarėt nga toka dhe tė pabesėt mos qofshin mė. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine