105:1 Kremtoni Zotin, lutjuni pėr ndihmė emrit tė tij, bėni tė njohura veprat e tij midis popujve.
105:2 Kėndojini atij, kėndojini lavde atij, mendoni thellė tėrė mrekullitė e tij.
105:3 Mburruni me emrin e tij tė shenjtė; le tė kėnaqet zemra e tėrė atyre qė kėrkojnė Zotin.
105:4 Kėrkoni Zotin dhe forcėn e tij; kėrkoni vazhdimisht fytyrėn e tij.
105:5 Mbani mend ēuditė qė ai ka bėrė, mrekullitė dhe gjykimet e gojės sė tij,
105:6 ju, o pasardhės sė Abrahamit, shėrbėtorit tė tij, o bij tė Jakobit, tė zgjedhur tė tij.
105:7 Ai ėshtė Zoti, Perėndia ynė; gjykimet e tij janė mbi gjithė tokėn.
105:8 Ai mban mend pėrjetė besėlidhjen e tij dhe pėr njė mijė breza fjalėn e komanduar prej tij,
105:9 besėlidhjen qė lidhi me Abrahamin dhe betimin qė i bėri Isakut,
105:10 qė i konfirmoi Jakobit si statut tė tij dhe Izraelit si njė besėlidhje tė pėrjetshme,
105:11 duke thėnė: "Unė do tė tė jap vendin e Kanaanit si pjesė e trashėgimisė suaj",
105:12 kur nuk ishin veēse njė numėr i vogėl, shumė tė pakėt dhe tė huaj nė vend,
105:13 dhe shkonin nga njė komb te tjetri, nga njė mbretėri te njė popull tjetėr.
105:14 Ai nuk lejoi qė t`i shtypte njeri; pėrkundrazi ndėshkoi disa mbretėr pėr hir tė tyre,
105:15 dhe tha: "Mos prekni tė vajosurit e mi dhe mos bėni asnjė tė keqe profetėve tė mi".
105:16 Pastaj solli zinė e bukės nė vend dhe shkatėrroi ēdo burim ushqimesh.
105:17 Dėrgoi para tyre njė njeri, Jozefin, qė u shit si skllav.
105:18 I shtrėnguan kėmbėt me pranga dhe u rėndua me zinxhirė hekuri.
105:19 Fjala e Zotit e vuri nė provė, deri sa u plotėsua ajo qė kishte thėnė.
105:20 Atėherė mbreti dėrgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dėrgoi ta ēlironin,
105:21 dhe e bėri zot tė shtėpisė sė tij dhe qeveritar mbi tė gjitha pasuritė e tij,
105:22 pėr t`i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe pėr t`u mėsuar pleqve tė tij diturinė.
105:23 Edhe Izraeli erdhi nė Egjipt dhe Jakobi qėndroi pėr ca kohė nė vendin e Kamit.
105:24 Dhe Perėndia e shumėzoi shumė popullin e tij dhe e bėri mė tė fuqishėm se armiqtė e tij.
105:25 Pastaj ndryshoi zemrėn e tyre, me qėllim qė tė urrenin popullin e tij dhe tė kurdisnin mashtrime kundėr shėrbėtorėve tė tij.
105:26 Atėherė ai dėrgoi Moisiun, shėrbėtorin e tij, dhe Aaronin qė ai kishte zgjedhur.
105:27 Ata kryen midis tyre mrekullitė e urdhėruara prej tij dhe bėnė ēudira nė tokėn e Kamit.
105:28 Dėrgoi terrin dhe e bėri vendin tė binte nė errėsirė, dhe ata nuk kundėrshtuan fjalėn e tij.
105:29 I ndryshoi ujėrat e tij nė gjak dhe bėri qė tė ngordhnin peshqit e tij.
105:30 Vendi i tyre u mbush me bretkosa tė cilat hynė deri nė dhomat e mbretėrve tė tyre.
105:31 Me fjalėn e tij erdhėn njė shumicė e madhe insektesh dhe mushkonjash nė tė gjithė territorin e tyre.
105:32 U dėrgoi breshėr nė vend tė shiut dhe flakė zjarri nė vendin e tyre;
105:33 goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurėt e fikut, shkatėrroi drurėt e territorit tė tyre.
105:34 Ai foli, dhe erdhėn karkaleca dhe vemje nė numėr tė madh,
105:35 qė pėrpinė tėrė bimėsinė e vendit tė tyre dhe hėngrėn frytin e tokės sė tyre.
105:36 Ai goditi edhe tė gjithė tė parėlindurit nė vendin e tyre, prodhimet e para nė tėrė fuqinė e tyre;
105:37 dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndėr fiset e tij qė tė tronditej.
105:38 Egjiptasit u gėzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rėnė mbi ta.
105:39 Ai shpalosi njė re pėr t`i mbuluar dhe ndezi njė zjarr pėr t`i ndriēuar natėn.
105:40 Me kėrkesėn e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukėn e qiellit.
105:41 Ēau shkėmbin dhe dolėn prej tij ujėra; kėto rridhnin nė shketėtirė si njė lumė.
105:42 Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtė qė i kishte bėrė Abrahamit, shėrbėtorit tė tij;
105:43 pastaj nxori popullin e tij me gėzim dhe njerėzit e tij tė zgjedhur me britma gėzimi,
105:44 dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashėguan frytin e mundit tė popujve,