147:1 Lėvdoni Zotin, sepse ėshtė njė gjė e mirė t`i kėndosh lavde Perėndisė tonė, sepse ėshtė e kėnaqshme dhe e leverdishme ta lėvdosh.
147:2 Zoti ndėrton Jeruzalemin, dhe mbledh tė humburit e Izraelit.
147:3 Ai shėron ata qė e kanė zemrėn tė thyer dhe lidh plagėt e tyre.
147:4 Llogarit numrin e yjeve dhe i thėrret tė gjitha sipas emrit tė tyre.
147:5 I madh ėshtė Zoti ynė, e pamasė ėshtė fuqia e tij dhe e pafund zgjuarėsia e tij.
147:6 Zoti larton njerėzit e pėrulur, por ul deri nė tokė njerėzit e kėqij.
147:7 Kėndojini Zotit me falenderim, kėndojini me qeste lavde Perėndisė tonė,
147:8 qė mbulon qiellin me re, pėrgatit shiun pėr tokėn dhe bėn qė tė rritet bari nė malet.
147:9 Ai i jep ushqime bagėtisė dhe zogjve tė korbeve qė thėrresin.
147:10 Ai nuk kėnaqet nė forcėn e kalit, dhe nuk gjen ndonjė gėzim nė kėmbėt e njeriut.
147:11 Zoti kėnaqet me ata qė kanė frikė prej tij, me ata qė shpresojnė nė mirėsinė e tij.
147:12 Lėvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perėndinė tėnd, o Sion.
147:13 Sepse ai ka pėrforcuar shufrat e portave tė tua dhe ka bekuar bijtė e tu nė mes teje.
147:14 Ai e ruan paqen brenda kufijve tė tu dhe tė ngop me grurin mė tė mirė.
147:15 Dėrgon mbi tokė urdhėrin e tij, fjala e tij merr dheun.
147:16 Dėrgon borėn si lesh dhe pėrhap brymėn si hi.
147:17 Hedh breshėrin e tij si me copa; kush mund t`i bėjė ballė tė ftohtit tė tij?
147:18 Dėrgon fjalėn e tij dhe i shkrin ato; bėn qė tė fryjė era e tij, dhe ujėrat rrjedhin.
147:19 Ai ia ka bėrė tė njohur Jakobit fjalėn e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.