Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 2

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    2:1 Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?

    2:2 Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,

    2:3 duke thënë: "Le t`i këputim prangat e tyre dhe t`i heqim qafe litarët e tyre".

    2:4 Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.

    2:5 Atëherë do t`u flasë në zemërimin e tij dhe do t`i trembë në indinjatën e tij të madhe,

    2:6 dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.

    2:7 Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.

    2:8 Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.

    2:9 Ti do t`i copëtosh me një shufër hekuri, do t`i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".

    2:10 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.

    2:11 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.

    2:12 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine