Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 25

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    25:1 Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.

    25:2 O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.

    25:3 Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.

    25:4 O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.

    25:5 Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.

    25:6 Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.

    25:7 Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.

    25:8 Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t`u mësojë rrugën mëkatarëve.

    25:9 Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t`u mësojë të përulurve rrugën e tij.

    25:10 Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.

    25:11 Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.

    25:12 Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t`i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.

    25:13 Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.

    25:14 Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.

    25:15 Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m`i nxjerrë këmbët nga rrjeta.

    25:16 Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.

    25:17 Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.

    25:18 Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.

    25:19 Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.

    25:20 Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.

    25:21 Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.

    25:22 O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine