64:1 Dėgjo zėrin tim, o Perėndi, nė vajtimin qė tė drejtoj ty; ruaje jetėn time nga tmerri i armikut.
64:2 Mė fshih nga dredhitė e njerėzve tė kėqij dhe nga turma zhurmėmadhe e atyre qė kryejnė paudhėsi.
64:3 Kėta e mprehin gjuhėn e tyre si njė shpatė, dhe nė vend tė shigjetave lėshojnė fjalė tė hidhura
64:4 pėr tė goditur fshehurazi tė pafajmin; e godasin papritur pa asnjė frikė.
64:5 I japin zemėr njeri tjetrit nė veprime tė liga; flasin si tė na vėnė kurthe dhe thonė: "Kush ka pėr t`i parė?".
64:6 Kurdisin gjėra tė kėqija dhe thonė: "Kemi pėrgatitur njė plan tė pėrsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janė tė panjohėshme.
64:7 Por Perėndia do tė hedhė kundėr tyre shigjetat e tij dhe ata do tė rrėzohen papritur.
64:8 Ata do tė bien dhe e keqja qė kanė bėrė gjuhėt e tyre do tė bjerė mbi ta; kushdo qė ka pėr t`i parė do tė tundė kokėn.
64:9 Atėherė tėrė njerėzit do tė kenė frikė dhe do tė tregojnė veprėn e Perėndisė, dhe do tė njohin atė qė ai ka bėrė.